GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtëpinë ja shembi tërmeti/ 60-vjeçarja në Lezhë mes “katër rrugëve”: Do shkojë të zyra e Ramës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpinë ja shembi tërmeti/ 60-vjeçarja në Lezhë mes “katër rrugëve”: Do shkojë të zyra e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shaqe Leka jeton prej më shumë se dy vitesh në barakë. Shtëpia e saj u shemb nga tërmeti, ndërsa bonusi është i pamjaftueshëm për të marrë shtëpi me qira. 60-vjeçarja nga Lezha kërkon ndërtimin e shtëpisë së re. Copëza muri dhe pirgje me inerte kanë mbetur në shesh. Dy vite e gjysmë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019, Shaqe Leka jeton në barakën që ka ndërtuar me dërrasë e llamarinë pranë rrënojave.

Është  e vetme, pa asnjë të ardhur përveç bonusit të qirasë që merr nga bashkia e Lezhës në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj. Gjithashtu, lidhur me këtë situatë të vështirë që gjendet 60-vjeçarja tregon se nuk mund të përballojë jetesën në qytet, ndaj paratë e bonusit i përdor për tu ushqyer. Ajo kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.

“Burri më ka vdekur para dy vitesh, s’kam fëmijë skam askënd shkoj tek bashkia më fikin telefonin. Unë kërkon të më bëjnë shtëpinë ose të më japin leket e rindërtimit. Që prej tërmetit kam mbetur dere më dere. Të tjerët janë brenda unë jam jashtë. më thonë jo sot jo nesër, para derës së Edi Ramës do të shkoj”.

Procesi i rindërtimit të banesave individuale është vonuar në Lezhë. 60-vjecarja tregon se ka trokitur disa herë në dyert e këtij institucioni por nuk ka marrë përgjigje.

“Ti ke kërkuar rindërtimin e shtëpisë? Po po e kam kërkuar por s’më japin asnjë përgjigje. Do shkoj tek zyra e Edi Ramës. Shtëpinë e kisha të mbaruar, ma shembi tërmeti. Po ka dy muaj që nuk ka dalë. Dua të më ndërtojnë shtëpinë, se jam e vetme, skam askënd.”

Zyra e shtypit në Bashkinë e Lezhës ka raportuar se Shaqe Leka trajtohet me bonus qiraje, ndërsa presin të akordohen fondet nga Programi i Rindërtimit për afro 200 banesave të reja individuale në territorin e kësaj bashkie.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.

Etiketa: aktualitetKryesore1SocialeTërmet

Lajme të lidhura

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
Miratohet komisioni për Kuvendin Kombëtar të PD, kryetari dhe anëtarët

Komisioni rrëzoi Metën për ‘Butrintin’, Zhupa: Paligjshmëria nuk pret, të enjten e votojnë në Parlament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com