GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëm dy elita, atë të ‘tenderbegëve’ dhe të ‘hajdutokratëve’!

në OP-ED
Kohë leximi: 6 min
A A
Pyetje fëmijëve tanë: Me çka dallon liria e tyre e sotme demokratike, nga robëria e jonë e deridjeshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Kim Mehmeti
Më lejoni pak jetërrëfim: në vitet e fillimeve të mia krijuese, pra në vitet kur – për shkak të rrethanave jetësore dhe shkollimit në gjuhët sllave – ende shkruaja kryesisht në gjuhën e atëhershme serbo-kroate dhe në atë maqedonase, disa miq dhe qarqe maqedonase, bënin çmos që të më ndihmonin të çaja rrugën drejtë afirmimit tim, ndërkaq individ dhe qarqe mediatike shqiptare, bënin çmos që të më pengonin e të dëshmonin se kishte ardhur edhe një i dyshimtë nga i cili duhej mbrojtur shqiptaria.
Nuk m’u desh shumë kohë që ta kuptoja se qarqet maqedonase e dëshironin afirmimin tim shkaku i strategjisë së tyre që ta ‘forconin’ një të vetëm për t’i eliminuar dhjetëra krijues tjerë shqiptarë, e ndërkaq, qarqet dhe individët shqiptarë, e luftonin konkurrentin e tyre dhe poltronin e ardhshëm në mua, e që do mund t’i zëvendësonte ata nëpër organizatat, komisionet, këshillat, institucionet maqedonase…, aty ku dekada me radhë ata kishin mbijetuar, edhe atë duke mos qenë asgjë më shumë se sa ‘evet efendilerë’.
Pra e kuptova se qarqeve maqedonase u nevojitesha shkaku se, si shkrimtar dygjuhësorë, isha shumë i përshtatshëm për të shërbyer si pjesë e buqetës së rrejshme për barazinë ndëretnike në Maqedoni, ndërkaq për ‘intelektualët’ shqiptarë isha i rrezikshëm pse do mund të bëhesha një lëpirës më shumë në ‘sofrën’ ku ata i lëpinin ato pak eshtra që ua hidhnin qarqet maqedonase.
Dhe ta kuptosh këtë e të vazhdosh tutje sikur nuk din e nuk sheh gjë, do të thotë se trurin e ke të cekët e xhepin të thellë dhe se nuk të pengon kur dëgjon si ta shajnë nënën shqiptare ata që brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’ edhe kur i rreh serbi edhe kur i shan greku.
Andaj, jo që të më pëlqejnë shqiptarët , por ngaqë si i tillë më pëlqente vetvetja dhe, jo si qëndrim ndaj popullit dhe gjuhës maqedonase, por ndaj elitave antishqiptare të këtij populli, në vitin 2001, publikisht e thash se nuk do botoj më në maqedonisht përderisa nuk zyrtarizohet gjuha ime amtare ( që sipas meje nuk është zyrtarizuar as sot e kësaj dite, ngaqë ajo nuk përmendet askund në Kushtetutën e këtij shtetit) dhe u tërhoqa nga gjitha shoqatat e organizatat maqedonase, duke mos pranuar të jem anëtarë i asnjë jurie, këshilli….., me çka mbeta ky që jam – vetvetja, më i pakti nga të gjitha ‘pakicat’ tjera që jetojnë në Maqedoni.
Në ndërkohë kurrë nuk e kuptova si mund të jesh Akademik i Akademisë që publikon Enciklopedinë që e ofendon popullin tënd, ku drejtuesit e saj të sojit të ‘katicave e maticave’, nga njëqind herë në ditë publikisht tregojnë sa nuk të duan e sa të urrejnë, nuk e kuptova pra si mund të jesh anëtarë jurish e shoqatash, mes atyre që thonë se gjuha maqedonase është vetëm e tyrja dhe s’kemi pse merremi me të edhe ne shqiptarët, në ndërkohë, duke harruar se Maqedonia është edhe e shqiptarëve dhe se shkaku i shovinizmit maqedonas gjuhës shqipe as që i përmendet emri në Kushtetutë, por quhet ‘gjuha e 20 për qindëshit’.
Shkurt e shqip: u plaka por ende nuk e kam të qartë si është e mundur që alamet artistë, profesorë, shkencëtarë e intelektualë të këtushëm shqiptarë, të mos e kenë kuptuar se nga gjitha elitat e mirëfillta, ne shqiptarët e Maqedonisë kemi vetëm atë të ‘tenderbegëve’ dhe ‘hajdutokratëve’. Pra si mund të shtiremi se nuk e dimë që ne shqiptarët e anëtarësuar nëpër shoqatat dhe organizatat e ndryshme artistike, shkencore, kulturore… shërbejmë vetëm si mbulesë që pjestarët e elitës së ‘tenderbegëve’ dhe ‘hajdutokratëve’, të papenguar t’i realizojnë përfitimet e veta personale.
Dhe tani shtrohet pyetja si duhet vepruar tutje? Ka dy mundësi: ose ta mbrojmë dinjitetin tonë duke u ndarë nga ato të përbashkëtat ku nuk na duan, pra të themelojmë Akademinë dhe organizatat tona tjera shqiptare, ose të veprojmë si ‘tenderbegët’ dhe ‘hajdutokratët’ tanë’: aty ku jemi të anëtarësuar, çdo gjë ta matim nëpërmjet asaj sa na e mbushin xhepin. Sepse kështu, kur ne nga dhjetëra herë në ditë betohemi sa e duam këtë shtet, e kur shumë pjesëtarë të elitave maqedonase, nga qindra herë në ditë tregojnë sa nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët, është perverse dhe idiotizëm të besosh se mund të kemi çka do qoftë të përbashkët e ku ne do u pëlqejmë atyre të atillë siç na pëlqen vetvetja. (Kim Mehmeti)
May be an image of text
Etiketa: Kim Mehmetikryesore2

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Para
Grushta e shqelma, plas sherri në koncertin e Butrint Imeri, momenti i ndërhyrjes së bodygardëve

Grushta e shqelma, plas sherri në koncertin e Butrint Imeri, momenti i ndërhyrjes së bodygardëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun
Sport

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Fenerbahçes dhe Romës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja zhvillohet sonte në Stamboll dhe...

Lexo më shumë
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26
Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26
SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com