GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Benz”-i u shtyp nga kamioni në Rrogozhinë, gazetari zbulon historinë prekëse të emigrantit 27-vjeçar

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Benz”-i u shtyp nga kamioni në Rrogozhinë, gazetari zbulon historinë prekëse të emigrantit 27-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Fatjon Gjinaj, jep detaje të reja nga aksidenti tragjik në Rrogozhinë, ku 27-vjeçari Festim Meçja mbeti viktimë. Një parakalim i gabuar rezultoi fatal për të riun, i cili u gjet pa shenja jetë në mjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte. Sipas gazetarit, makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari, rezultonte në emër të një biznesmeni nga Durrësi, i cili ia kishte dhënë me qira Festimit, sapo kishte zbritur nga trageti i ardhur nga brigjet italiane.

I riu po vinte në atdhe sepse po martonte dy të afërm brenda fisit dhe për ardhjen e tij në Shqipëri nuk kishte njoftuar njeri.

“Festim Meçja, ndodhej vetëm pak kilomentra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës. Kishte udhëtuar me qindra të tjera për të marrë pjesë në dy gëzime familjare, martonte dy të afërm brenda fisit, dhe nuk kishte vënë njeri në dijeni për ardhjen e tij pas një viti në Atdhe. Donte t’u shfaqej surprizë, por ndodhi dramatikisht jo në atë formë që e kishte menduar ai, por në më tragjiken e mundshme.

Ndaj u deshën orë të mësohej identiteti i tij.

Udhëtonte me një automjet të panjohur në zonë. Benzin e shndërruar në hekurishte, poshtë rrotave të kamionit, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit mbeti i shtangur brenda mjetit, fatmirësisht pa pasoja fizike, por i traumatizuar nga skema e ngjarjes.

Ai qëndroi në automjet për rreth 1 orë, duke parë dhe belbëzuar tragjedinë e tij të jetës, se kështu ishte edhe për të.
Një parakalim i gabuar dhe humbje e kontrollit të mjetit nga ana e 27-vjeçarit, thonë paraprakisht ekspertët. Kushedi i gjori, në atë çast (nga vendi ku ndodhi ngjarja është ekzaktësisht kthesa që e çonte në shtëpi), po mendonte momentin e përqafimit me familjarët, ndonjë dhuratë që kishte sjellë apo kujtimet e fëmijërisë e të rinisë në Sinaballaj. Një fshat punëtorësh e njerëzish fisnik, të integruar dhe kreativ, ku në disa raste nga ana tjetër e medaljes, fatkeqësisht horra nga qytete e zona të tjera të vendit, kanë larë hesapet aty dhe ndër ata, por Festimi kishte zgjedhur si shumë djem të kësaj zone, punën e ndershme. Prej disa kohësh jetonte e punonte në Parma të Italisë, në një sipërmarrje private si punonjës i saj. Vëllai i tij në të njëjtin shtet, por në qytete të ndryshme, në përpjekje të rimëkëmbjes së familjes me njëmijë e një halle, me nënën që e kishte përballur fati me probleme shëndetësore, motrën që duhej të ndiqte studimet, e krahë babait që e shkoi jetën duke u munduar diç’ të nxirrte në dritë me aq sa mundej përqark fshatit.
Të katërt i la pa frymë sot.

Festi, siç e thërrisnin ata, nuk mbërriti i gjallë drejt krahëve të tyre. Në fshatin që përgatitej për dasma, ra një perde e zezë, pas disa orësh që kur se ndodhi aksidenti dhe u mësua emri i tij. Një fshat që si në shumë të tillë të vendit, në këtë stinë presin t’i bëjnë vajzat nuse e djemtë dhëndrra… Festimi, si i tillë është veshur këtë mbrëmje. Kostumin që s’do ta përdor kurrë në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, e mban veshur këtë mbrëmje vakie e tmerri, të fundit të qëndrimit të tij mes të gjallëve.

Makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari, rezultonte në emër të një biznesmeni nga Durrësi, i cili ia kishte dhënë me qira Festimit, sapo kishte zbritur nga trageti i ardhur nga brigjet italiane. Ndoshta ekspertët do ta përcaktojnë përfundimisht shkakun e aksidentit, por kurrë askush nuk do ta kundërshtojë dot pafajësinë e tij, nëse do jetë sado pak njerëzor të përfytyrojë ato mendime të atij djaloshi në “oborrin e shtëpisë”. Festimin nuk e vrau shpejtësia, parakalimi i gabuar, apo humbja e kontrollit të mjetit. Ai iku prej mendimeve të dashurisë për familjen, atdheun, të ardhmen e tij.
Ndërsa neve na mbeti sërish brenga e pritje-përcjelljes të më të mirëve mes nesh, ku duke ndjekur trendin fatkeq se shumë nuk po na kthehen gjallë, asgjë s’qenka ikja nëse janë shëndosh e mirë. Jetojmë në një Shqipëri të etur për lajme e zhvillime pozitive, por nëpër çdo s’kaj të saj mbledhim thuajse çdo ditë viktima, diku kanë autor e diku bashkëautor. Se di si ia del kjo Shqipëri, se di si po ia dalim ne, se di…”-shkruan gazetari.

 

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
I mori jetën 7-vjeçares, shtyhet seanca për masën e sigurisë për policin

I mori jetën 7-vjeçares, shtyhet seanca për masën e sigurisë për policin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com