GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dështuan”, deputeti i PD: Qeveria do të rrisë çmimin e energjisë për 230 mijë familje

11:51 - 25/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka referuar pas investigimit të publikuar dje nga Investigative Netëork Albania (INA), sipas të cilit gjatë dy viteve të fundit ka pasur një keqmenaxhim të kaskadës së Drinit duke e futur vendin në një krizë energjetike, gjë që pritet të kulmojë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për rreth 230 mijë abonentë familjarë.

Sula shprehet përmes një postimi në Facebook se shifrat e publikuara tregojnë në fakt dështimin e qeverisë në menaxhimin e burimeve natyrore të vendit duke na çuar në një situatë si kjo e tanishmja. Sipas tij, qeveria ka shpenzuar qindra miliona euro për të blerë energji si pasojë e keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore.

Postimi i plotë

Prej dështimit të vet, qeveria do të rris çmimin e energjisë elektrike.

Qeveria e pangopur për të zbrazur xhepat e qytetarëve po planifikon që të rris çmimin e energjisë elektrike për qytetarët. Sipas një investigimi të INA media që mbështetet nga ambasada e SHBA mësohet se për 230 mijë familje shqiptare pritet të kthehen faturat me fasha, duke sjellë rritjen e çmimit për qindra mijëra familje. “Burime konfidenciale paralajmërojnë një tjetër stinë të vështirë për rreth 230 mijë familje, që mund të preken nga rikthimi i faturës me fasha, një skemë kjo për të mbushur gropën e zezë të financave në këtë sektor”, thuhet në artikullin e publikuar.

Është e vërtetë që në botë ka një krizë të energjisë elektrike, por Shqipëria e cila ka burime pafund për të siguruar autonomi nga tregu i jashtëm, po vuan aktualisht për shkak të dështimit të institucioneve shqiptare. Po ju jap vetëm një fakt që vërteton dështimin e Ministrisë së Energjetikës dhe të gjithë institucioneve poshtë sajë. Përgjatë vitit 2021 i cili u konsiderua si një vit i thatë, Shqipëria konsumoi gjithsej 8,415 Gë/h energji elektrike, ndërkohë që sistemi energjetik shqiptar prodhoi gjithsej 8,962 Gë/h.
Pra, ne kemi prodhuar më shumë energji sesa nevoja që kemi. Por bilanci financiar në institucione është katastrofik. Kemi shpenzuar qindra miliona euro për të blerë energji. Kjo është pasojë e keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore. Dështuan agjencitë e parashikimit, dështuan organet e planifikimit të menaxhimit të rezervave hidrike. Në një vit të thatë si 2021 Shqipëria ka shitur energji elektrike me çmim shumë të lirë. Sikur të mos kishim të bënim me një krizë. Gjatë 2021 ne kemi shitur energji elektrike me çmim nga 50 deri në 150 euro për MëH në një kohë që kur dilnim në bursë e blenim me 300-400-500 euro/MëH.

Skandali tjetër është se përgjatë muajve të verës (korrik-gusht-shtator), kaskada e Fierzës është mbajtur historikisht në nivelet mesatare 289.4-285-279.4, ndërsa në vjeshtë KESH-i futej me Fierzën në nivelet 275.4. metra. Situata ndryshoi krejtësisht gjatë vitit të shkuar dhe këtë vit, ku niveli i HEC-it të Fierzës në shtator 2021 ishte 271.3, kurse tetori e gjeti në 266.7 metra.

Të gjitha të dhënat tregojnë për dështimin e menaxhimit nga ana e qeverisë. Ndaj dështimin e tyre nuk duhet ta paguajnë qytetarët të cilët çdo ditë e më shumë po varfërohen dhe nuk po kanë mundësi të blejnë ushqimet bazë por, duhet ta paguajnë ata që kane dështuar mbase edhe me qëllim në administrimin e rezervave hidrike. Nevojitet edhe një hetim nga ana e prokurorisë për të zbardhur nëse ka pasur interesa ryshfeti që kanë çuar në keqmenaxhimin e situatës!

Etiketa: PDqeveria

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Pazare në kohë krize/ Kreu i OST jep 150 mijë euro të paligjshme për Afrim Qendron

Pazare në kohë krize/ Kreu i OST jep 150 mijë euro të paligjshme për Afrim Qendron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com