GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deputeti i PD-së për Portin e ri të Durrësit: Projekti kërcënon integrimin në BE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sezoni turistik në Jug po dështon”, Sula: Rama po tenton të mbulojë dëmin me antireklamë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një statusi në ‘Facebook’, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi se projekti i Portit të Durrësit kërcënon integrimin në BE. Sula thekson se qeveria po rrezikon seriozisht këtë proces. Sula shporehet se ndërkombëtarët janë shumë të qartë, projekti në Portin e Durrësit ka nevojë për transparencë dhe garë reale. Sipas tij, dhurimi i pronave publike tek të preferuarit e qeverisë është pazar jo për interes të qytetarëve por të vet kokave që janë në qeveri.

“Projekti i Portit të Durrësit kërcënon integrimin në BE. Ende pa nisur mirë procesi i negociatave me Bashkimin Evropian për tu bërë pjesë e unionit, qeveria po e rrezikon seriozisht këtë proces. Arroganca e pashoqë e kësaj qeverie duke shkelur marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare po devijojnë orientimin e Shqipërisë. Në çdo studim del që mbi 80% e Shqiptarëve duan që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por qeveria që po drejton politikat shqiptare duket se po shkon kundrejt interesave të qytetarëve. Në një reagim që Delegacioni i Bashkimit Evropianë ka bërë për një nga mediat shqiptare e thotë qartë se mungon transparenca dhe qartësia për projektin në Portin e Durrësit. Gjithashtu theksohet se nuk është zbatuar marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Ndërkohë që bëjnë të qartë se mos zbatimi i kësaj marrëveshje ndikon drejtpërdrejtë në procesin e integrimit.
Citoj reagimin e BE: Për sa i përket rizhvillimit të portit të Durrësit, BE-ja ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për qartësi dhe transparencë për marrëveshjen tregtare të lidhur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, kompanitë nga vendet e BE-së duhet të kenë mundësi të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontratat publike. BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e rëndësishme për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit dhe për procesin e anëtarësimit në BE, përfshirë në raportin vjetor të Komisionit, si dhe do t’i trajtojë ato me institucionet shqiptare në forumet përkatëse. Për sa u përket planeve të shpallura për zhvendosjen e aktiviteteve të portit të Durrësit, presim të marrim detaje të mëtejshme nga qeveria”, thuhet në përgjigjen e delegacionit evropian për median vendase.
Ndërkombëtarët janë shumë të qartë, projekti në Portin e Durrësit ka nevojë për transparencë dhe garë reale. Dhurimi i pronave publike tek të preferuarit e qeverisë është pazar jo për interes të qytetarëve por të vet kokave që janë në qeveri” – u shpreh Dashnor Sula.

 

 

 

Etiketa: BEdeputetiIntegrimiPDporti durresitprojekti

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Para
PSG “përvesh mëngët”, tenton t’i marrë Interit yllin e mbrojtjes

Milionat nga Katari vendosin, Interi shet yllin e mbrojtjes te PSG

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com