GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

“Zbutet” Rama, bastet gati! Nisi ankandi i licencave…

19:02 - 31/08/22
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
“Zbutet” Rama, bastet gati! Nisi ankandi i licencave…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në shtatorin e 2018-s, Rama “luajti” fort në kategorinë “lart me gola” në stadin e presionit të lidershipit për plagën sociale prej së cilës korrte edhe benefitin moral e popullor. Ndërkaq, pas një presioni të fortë vendosi në mënyrë unanime: S’ka më baste në territorin e Republikës së Shqipërisë, një vendim që kaloi më pas me Ligj në Parlament. Një moment që shtangu botën “e pastër” dhe atë “me ngjyra”, për atë që Rama e etiketoi si një mbyllje një herë e mirë të pjesës së bixhozit që kishte prodhuar deri në shkatërrim të familjes. Teksa tashmë, që nga nesër e deri në riaktivizim, i shtyrë edhe nga faktorët sportivë dhe me një buxhet astar-shpuar, ai ulet të dëgjojë për të hapur atë që mbylli thjesht dhe vetëm me ligj.

Një histori e tillë mori jehonë ndërkombëtare dhe në një mënyrë apo tjetër, Ramës kjo do t’i interesonte shumë, dhe më shumë se shumë, kur në 9 tetorin e 2018-s firmosi VKM për t’ia kaluar më pas Parlamentit. Nxitja e dhunës në familje dhe varfërisë, e deri te mbushja e xhepave të kriminelëve, dashuria e Shqipërisë për lojërat e fatit ka shkaktuar një sërë sëmundjesh sociale, në një nga vendet më të varfra të Europës, do të raportonte në atë kohë prestigjiozja AFP, pas këtij vendimi politik, por tërësisht me veto dhe vullnet krejt dhe vetëm të Kryeministrit të atëhershëm dhe atij aktual. Një ligj që përpos mbylljes fiktive, dhe hapjes së një epoke të re bixhozi për shqiptarët u përpoq të reduktojë numrin e firmave të basteve edhe në vitin 2013, por që politika dhe disa interesa speciale ndërhynë dhe e penguan nismën. Ligji i miratuar në tetorin e vitit 2018 nxori automatikisht si të papunë mbi 8.000 njerëz që ushqeheshin dhe jetonin, apo mbanin frymën gjallë nga industria e rëndë e basteve, të cilën Rama e mbylli me ligj, por më pas e lejoi në mënyrë galoponte, pa ligj. Një industri që formalisht prodhonte asokohe rreth 140 milionë Euro në vit, ndërsa informalisht shkonte edhe deri 500 milionë e ndoshta më shumë.

Rama në atë kohë do të gjente ndër të tjera, shumë argumente e alibi, por në kokë mendonte njëherësh që bota e ngjyrave që ishin afër investimeve të tilla do të trokiste në një mënyrë apo tjetër te ai, shumë shpejt. Dhe si për të bindur shqiptarinë, ai atakoi në këtë vendimmarrje edhe pjesën e zezë. Sipas tij në atë kohë, mbyllja e “rubinetit” që çonte parà për grupet e krimit të organizuar, që përfitonin nga kjo industri duke e shfrytëzuar atë për pastrim parash ishte kolona më e fortë bazike për atë veprim.

Mbyllja e basteve në mënyrë tërësisht agresive dhe radikale dëshmoi më vonë e deri më sot se është e vështirë ta mbyllësh këtë lloj aktiviteti me formën q ë zgjodhi Rama tre vite më parë dhe që po tenton ta riformalizojë  këtë vit. Një aktivitet të tillë është më mirë ta ligjërosh sesa ta mbyllësh, pasi përvoja ka treguar në të gjithë botën në këto lloj aktivitetesh e transferon në paligjshmëri. është e pamundur për të mbyllur në të gjithë botën. Shumat më të mëdha, edhe në kohën kur bastet ishin të lejuara luheshin në mënyrë online, madje luheshin në kompanitë e huaja. Sipas statistikave të asaj kohe 95% e skedinave në pikat fizike të basteve ishin nga shuma 2-4 mijë lekë, ndërsa pjesë tjetër preferonin online. Dhe ishte fakt.

Tashmë Rama, që prej kohësh kishte ngritur terrenin dhe infrastrukturën për të testuar opinionin, të mërkurën i rikthehet sërish asaj që ai e quajti si një goditje karshi plagëve sociale në familje, dhe paralel edhe si ndalje të burimit të financimit të botës së krimit.

Sot Rama ulet e të dëgjojë, dhe kryesisht një zë bazik insistues e kërkues vjen nga sporti, nga futbolli e olimpizmi. E në këtë pikë, dëgjesa e tij përpara këtyre aktorëve e faktorëve  është një sinjal dhe indicie që kryeministri po teston dhe njëherësh po riaktivizion vullnetin e tij të kyçur për të formalizuar tregun online. Së fundmi peshën kryesore ia dha futbolli, një tjetër industri e rëndë. Vetë president Duka kohë më parë lançoi një kërkesë të tillë për riaktivizimin e tregut online të basteve si një korridor i shpejtë financiar dhe shumë efikas për futbollin, por edhe për sportin. Tashmë Rama, nën presionin argumentues të sportit, por edhe me indikacionet e buxhetit që mungon nga taksat e basteve, dhe duke patur para syve dhe brenda koshiencës së tij gëlimin e basteve online vendosi të dëgjojë. Për të kaluar më pas në atë që ka vendosur të bëjë. Formalizim online në disa licenca, e ku këtu natyrisht do të nisë (në mos ka nisur të ndodhë) edhe ankandi i madh i shumanshëm, si një “gosti” më vete për kryeministrin që e pret një buqetë shumë më e madhe, dhe tërësisht më e  ëmbël, këtë radhë e ligjshme. Pa PPP, pa konçension, pa asgjë. E bukur, dhe e besueshme. Në anën tjetër, pas kësaj  ka betejën tjetër, se sa  para’, nga thela e të ardhurave nga bastet do të kalojë te sporti….

Etiketa: ankandbastatEdi RamaEditorialgatikryesore2licencatZbutet

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Meta pas thirrjes së Peleshit: Shqipëria po digjet nga zjarret sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar

VIDEO/ Meta, akuza Ramës: Llogaridhënien për vrasjet ta kërkojmë te ai që komunikon me bandat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com