GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vlera e obligacioneve me ofertë private ka arritur në pothuajse 106 milionë Euro

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlera e obligacioneve me ofertë private ka arritur në pothuajse 106 milionë Euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlera e obligacioneve me ofertë private të kompanive shqiptare vijoi të rritje me ritme të shpejtë edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në fundin e muajit qershor në 12.37 miliardë Lekë ose pothuajse 106 milionë Euro. Që nga fillimi i vitit, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 2.36 miliardë Lekë ose 23.6%.

Më shumë se 57% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj, nga 53% që ishte pesha e tyre në fund të vitit 2021. Të detajuara sipas monedhave, 42.6% e obligacioneve private janë të emetuara në Lekë, 51.5% e obligacioneve janë në Euro dhe 5.9% në dollarë amerikanë.

Dominimi i Euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën Europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi pak më të favorshme për emetuesit.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri, këto instrumente kanë nisur të përdoren për herë të parë në vitin 2011.

Emetues të këtyre instrumenteve kanë qenë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” e njeh një pjesë të borxhit të varur si kapital rregullator i nivelit të dytë, deri në një nivelin 33.3%.

Ndërsa institucionet financiare jo banka e kanë aplikuar emetimin e obligacioneve si një formë për të siguruar financime për të mbështetur aktivitetin e tyre kreditues. Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe investitorë institucionalë, si, për shembull, kompani të sigurimeve.

Obligacionet me ofertë private kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta krahasuar me instrumentete e tjera që ofron tregu financiar vendas, ndaj investitorët i kanë parë si një mënyrë e mirë për të diversifikuar investimet e tyre dhe për të siguruar kthime më të kënaqshme.

Deri tani, në tregun shqiptar të kapitaleve emetimi i obligacioneve është bërë me ofertë private. Ekspertët i vlerësojnë obligacionet si instrumentin që mund të ketë potencialet më të afërta për të kaluar drejt emetimit me ofertë publike dhe tregtimit të tyre në bursë.

Megjithatë, deri tani emetuesit kryesorë, bankat, i kanë shitur këto obligacione tek depozituesit e tyre dhe nuk e kanë pasur shumë të nevojshme të kërkojnë një treg për gjetjen e blerësve.

Sipas ekspertëve, oferta publike do të lehtësonte emetimin me sukses të një instrumenti financiar, duke arritur një bazë më të gjerë investitorësh, por, nga ana tjetër, procesi mund të jetë më i shtrenjtë dhe të kërkojë më tepër kohë.

Për investitorin, emetimi me afertë publike ofron një thellësi më të madhe të transaksioneve dhe më shumë likuiditet. Gjithashtu, emetimi me ofertë publike ul shumën minimale të investimit, duke bërë më eficient për investitorin diversifikimin e portofolit./Monitor

Etiketa: obligacione

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Kriza energjetike: Masat që po marrin vendet e BE-së për të përballuar çmimet e energjisë

Kriza energjetike: Masat që po marrin vendet e BE-së për të përballuar çmimet e energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com