GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“U ktheva tek plehrat se djali pësoi hemorragji”, Anxhela tregon vështirësitë e jetës

16:07 - 25/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“U ktheva tek plehrat se djali pësoi hemorragji”, Anxhela tregon vështirësitë e jetës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë, “Ka Një Mesazh Për Ty” është zhvendosur nga shtëpia e dikurshme e Anxhelës tek “Bregu i Lumit” në lagjen “Ali Demi”. Në këtë lagje, Marsi dhe Ledioni, dy njerëzit që shpëtuan Anxhelën nga gjendja e mëparshme, gjetën një shtëpi për të, bashkëshortin dhe 5 fëmijët e saj, të cilës i paguajnë qeranë dhe faturat.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe Anxhela sot gjendet sërish në vështirësi, por rrethanat i sqaron gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare”  në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Të bëra një pyetje dhe të thashë e kishe menduar ndonjëherë që të ikje nga rruga, të ikje nga kazanët, të gjeje një punë dhe Marsi të gjeti një punë.

Anxhela: Më gjeti një punë Marsi, si më solli këtu, si vazhdoi ca jeta.

Ardit Gjebrea: Ajo donte të të fuste në një punë, ty, bashkëshortin, fëmijët nëpër shkolla, një jetë e cila do të të jepte çdo mundësi që ti të realizoje një ëndërr. Madje unë di që të ka bërë edhe pasaportizimin.

Anxhela: Po, më solli pasaportizimin këtu që të mund të fusnim në shkollë kalamajtë. Nuk donin të m’i fusnin në shkollë.

Ardit Gjebrea: I bënë të gjitha?

Anxhela: Po, i bënë të gjitha, mori një gazetë “Çelësi”, kontaktoi me telefonin e saj për punë, më gjeti, jo se nuk isha dakord, vazhdova dy javë në punë. Por më ndodhi fatkeqësia e çunit që m’u sëmur me hemorragji të paparë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Anxhela: Hemorragji nga goja, nga hundët.

Ardit Gjebrea: Pse?

Anxhela: As unë nuk e kuptoj dhe sot e kësaj dite pse-në nuk e gjeti spitali.

Ardit Gjebrea: Tani, prej shëndetit të fëmijës ti e le punën dhe u riktheve…

Anxhela: Po, përsëri te kjo puna ku isha dhe jam akoma që po vazhdoj në këtë situatë.

Kjo situatë nuk ishte e lehtë për t’u pranuar nga Marsi e Ledioni që kishin bërë çdo përpjekje për ta larguar Anxhelën dhe familjen e saj nga “Bregu i Lumit”  dhe nuk e kuptonin pse duhej të rikthehej. Anxhela shpjegon se nuk mund t’ia dilte vetëm me asistencën apo edhe duke i kërkuar vazhdimisht ndihmë Marsit, ndërsa mbeturinat i sjellin edhe të ardhurat që i duhen.

Ardit Gjebrea: Ku fiton më shumë, me punën që bën tani apo me punën si pastruese? Të vërtetën.

Anxhela: E  vërteta është që më mirë te kjo puna e plehrave, nuk kam pse gënjej, nxjerr, është edhe me risk./tvklan.al

Etiketa: Anxhelaproblemetveshtiresite e jetes

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Do dhurojnë emocione për publikun, zbulohet çifti i rradhës në “Dancing with the Stars”

Do dhurojnë emocione për publikun, zbulohet çifti i rradhës në “Dancing with the Stars”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare ku në rendin e ditës është një interpelancë me ministrin...

Lexo më shumë
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com