GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biseda e parë si kryeministre, Meloni i dërgon mesazh Zelenskyt për luftën

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Biseda e parë si kryeministre, Meloni i dërgon mesazh Zelenskyt për luftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane, tha liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, në mesazhin dërguar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“E dini se mund të llogarisni në mbështetjen tonë besnike në kauzën për lirinë e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe kini besim”, shkroi Meloni në një postim në Twitter.

Ajo iu përgjigj mesazhit urues të dërguar nga Zelensky, pasi partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne llogarisim në partneritetin produktiv me Qeverinë italiane”, shkroi Zelensky në Twitter.

Kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus. Roma po ashtu ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Meloni është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën. Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore./REL

Etiketa: MeloniZelensky

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Aksion i befasishëm/ Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 biznesmenë në Tiranë

Aksion i befasishëm/ Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 biznesmenë në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26

Një kontroll policor në një prej rrugëve të Tiranës ka çuar në arrestimin e një 38-vjeçari nga Durrësi, pasi në...

Lexo më shumë
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26
Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

13:36 - 04/10/26
Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

13:06 - 04/10/26
Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

12:30 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com