GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë së skllavëruar

19:00 - 29/09/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë së skllavëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të hapësh një biznes në Tiranë është një dhimbje koke e dyfishtë. Për një sipërmarrës të ri, nisja e një biznesi nënkupton një barrë fiskale nga qeveria dhe një barrë fiskale nga Bashkia Tiranë. Menjëherë sapo regjistron një biznesi, themeluesi ose administratori merr një njoftim me postë se duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme brenda një afati të ngushtë kohe. A është kjo një pengesë e shtuar në mundësitë për të bërë biznes në Tiranë? Pa dyshim që po. Jo vetëm që kjo është një barrë por kjo barrë është rritur me ardhjen e Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Taksave ekzistuese janë disafishuar, ndërsa disa taksa të reja, taksa të përkohshme si ajo e arsimit, janë shpikur si instrumenta të mbledhjes së parasë për trajsën financiare të bashkisë.

Gjithkush mund ta imagjinojë se cili është reagimi i ekipit të Veliajt ndaj kësaj kritike. Kjo ndodh kudo në botë, do të thonin ata, dhe nuk ka biznes pa taksa dhe shpenzime. Natyrisht që nuk ka biznes pa taksa dhe shpenzime por Tirana, si kryeqyteti i një vendi në zhvillim nuk do të duhej të merrte për model vende të zhvilluara, ku sipërmarrësit që paguajnë taksa kur regjistrojnë biznesin marrin edhe subvencione e incentive të shumta nga qeveria. Çfarë subvencionesh u jep bizneseve të reja qeveria e Shqipërisë apo Bashkia e Tiranës? Shkurt e shqip, kryeqyteti ynë qeveriset nga një frymë ekspansioniste që mund ta gjesh në shumë qytete të mëdha të Evropës, por qytetarët dhe sipërmarrësit tanë janë më të varfrit dhe më të pambështeturit e Evropës.

Në rankimin e Startups.co.uk, kryeqytetet më miqësore për të filluar një biznes janë pikërisht nga Evropa Juglindore, ndërsa Tirana nuk figuron në atë listë. Budapesti, Praga, Varshava dhe Krakovi renditen në krye të listës për lehtësinë e fillimit të një sipërmarrjeje. Për barrën më të ulët të taksimit, udhëheqin Budapesti dhe Sofia. Ndërsa qytetet më jomiqësore ndaj sipërmarrjeve të reja janë qytetet franceze dhe gjermane, të dyja vende të zhvilluara dhe me politika mbështetëse shumë të gjera.

Tirana e Veliajt është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë por rinia e saj është një rini e skllavëruar. Shumica dërrmuese e atyre vajzave dhe djemve të rinj që nuk largohen dot nga ky qytet, detyrohen të punojnë në call center ose kamarierë në bare. Asnjë i ri që vjen nga familjet e shtresës së mesme nuk mund ta mendojë një aventurë në botën e sipërmarrjes pa marrë përsipër barrën e taksave që i trokasin në derë që ditën e parë.

Edhe në Ballkanin Perëndimor, Tirana rankohet pas kryeqyteteve të tjera. Sipas StartupBlink, në rajon udhëheq Beogradi me 227 biznese innovative për vitin 2022, e ndjekur nga Podgorica me 48, Shkupi me 34 dhe Tirana me 28. Një pjesë e mirë e listës së bizneseve të reja inovative në Tiranë janë faktikisht biznese nga Kosova që regjistrohen në platformë si nga Shqipëria.

Raporti i Ekosistemit të Startup-eve i vitit 2022(https://www.startupblink.com/startupecosystemreport), i prodhuar nga StartupBlink, Tirana renditet qyteti i 12 në Ballkan, pas Novisadit që zë vendin e 10 dhe Shkupit në vendin e 11. Në renditjen botërore, Tirana është qyteti i 461-të.

Në këtë qytet, lehtësi për të hapur biznese kanë vetëm oligarkët, fëmijët e tyre dhe pushtetarët. Ata zotërojnë financa të fuqishme për të mos e çuar nëpërmend koston e themelimit dhe regjistrimit dhe taksat e vitit të parë të aktivitetit. Për të tjerët, biznesi në Tiranë është një mollë e ndaluar.

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Makina përplas 50-vjeçarin në Shkodër

Aksident i rëndë në Korçë, "Benz"-i përplas të moshuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com