GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Edi Ramës po i sosen ditët

18:49 - 30/09/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Po i bini fyllit në një vrimë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Erl Kodra

Ishte tejet interesante të shohësh reagimet e panelistëve pas intervistës së mbrëmshme të Ambasadores Yuri Kim. Të gjithë përpiqeshin të intepretonin fjalët e akullta të Ambasadores sipas mendimit të tyre, përveç Baton Haxhiut që me një dozë të lartë sinqeriteti nervoz, tha se Ambasadorja foli si Kryeministre e vendit. Dukej qartë se Batoni nuk ishte dakort me ato çfarë tha Ambasadorja Kim, dhe për herë të parë ai nuk u përpoq të fshihte fare këtë fakt. Po e sjell këtë detaj jo se ka rëndësi se çfarë thotë dhe mendon Baton Haxhiu, por se kjo tregon shumë se kësaj rradhe punët janë serioze.

Ajo çfarë u kuptua fare qartë është se ditët e Edi Ramës si Kryeministër po sosen me shpejtësi. Zëri i ftohtë dhe i vendosur i Yuri Kim ndërsa thoshte se “nuk e prisnim largimin e Gledis Nanos” ose “lëreni SPAK-un të bëjë punën e vet” ishte shenjë e qartë se ka ardhur koha që llogaritë duhen mbyllur.
SPAK është produkt eskluziv i Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht se Reforma është shoqëruar me dritëhije të forta, pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për të kapur SPAK-un, duket qartë se SHBA-të nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga krijesa e vet. Ata e shohin si mjetin e vetëm që mund të kthejë sundimin e ligjit në Shqipëri. Në terma real, dështimi i SPAK do të thotë dështim i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Deri tani rezultatet e punës së Prokurorisë së Posaçme lënë shumë për të dëshiruar. Për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se vet Edi Rama ka qenë i interesuari i parë për të sabotuar punën e prokurorisë, shumë hetime të kësaj strukture kanë mbetur në vend, ose nuk janë çuar deri në fund. Ka informacione të besueshme se Edi Rama ka penguar disa arrestime të bujshme që mund të rrezonin qeverinë e tij. Dekonspirimi konstant i aksioneve të prokurorisë, lidhjet direkte të Ramës me hajdutë dhe kriminelë, fakti se krejt qeveria është e përfshirë direkt në grabitjen e qindra milionë eurove të Buxhetit të Shtetit përmes dhjetra aferave të pabesueshme, e ka sosur durimin e sposorizuesve të SPAK. Rama tani po rrezikon të gjithë projektin e Reformës në Drejtësi, duke e kthyer investimin amerikan në diçka qesharake, që ai ta përdorë sipas interesave. Dhe Rama ka dhënë prova të bollshme se s’është asgjë tjetër përveçse një hajdut dhe kryemafioz që për gjithë këto vite ka vjedhur vendin nga pozicioni i Kryeministrit.
Nga kjo pikëpamje, tani është koha që SPAK-u nuk mund të justifikohet as të fshihet pas klisheve të zakonshme. Edhe për SHBA-të duhet të ketë rezultate, ose të pranojnë dështimin. Dhe dështimi në thelb do të thotë që të rikthehemi atje ku ishim, SHBA-të të heqin dorë nga Reforma në Drejtësi, Edi Rama të vazhdojë vjedhjet, krimi i organizuar të vazhdojë trafiqet, dhe njerëzit të vazhdojnë të largohen nga vendi. Shkurt, të vazhdojmë njësoj siç ishim, ndërsa SHBA të humbasë përfundimisht besimin e qytetarëve shqiptarë.
Siç u vu re nga shumëkush, për herë të parë Yuri Kim ishte e ftohtë akull dhe e vendosur kur foli për krimin dhe korrupsionin. Fjalia “lëreni SPAK-un të punojë” në thelb kishte garancinë e plotë se rezultatet do të vijnë – jo për të justifikuar punën e Ambasadores – por më së pari për të mbrojtur reputacionin dhe investimin amerikan. Duket qartë se SHBA-të nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga projekti shqiptar.

Nervozizmi i sinqertë i Baton Haxhiut ishte plotësisht i justifikuar – dhe për herë të parë ai foli si sovranist i revoltuar nga roli që kishte marrë në një vend sovran si i yni Ambasadorja Yuri Kim. Dhe Batoni ka arsye të mira për të qenë i mërzitur. Ai ka edhe informacione të dorës së parë.

Etiketa: 4kryesore2

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Saturni retrograd deri në fund të tetorit, çfarë presin shenjat tuaja të horoskopit?

Saturni retrograd deri në fund të tetorit, çfarë presin shenjat tuaja të horoskopit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com