GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Europiani U-19 për vajza/ FSHF mirëpret ndeshjet e grupit B

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Europiani U-19 për vajza/ FSHF mirëpret ndeshjet e grupit B
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit është tashmë një partner i konfirmuar i UEFA-s, që falë seriozitetit dhe punës së mirë disa vjeçare mirëpret e organizon ndeshje zyrtare të niveleve të ndryshme.

Përgjatë këtij muaji, FSHF do të organizojë sfidat kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza, që do të zhvillohen në formën e një mini-turneu.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi është shortuar në të njëjtin grup me Letoninë, Rumaninë e Armeninë në Ligën B. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 5, 8 dhe 11 tetor.

Takimi i parë i Shqipërisë do të jetë kundër Letonisë më 5 tetor, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:30. Ndërkaq, tre ditë më vonë, vajzat kuqezi do të përballen me Rumaninë, në po të njëjtën orë, në impiantin “Elbasan Arena”.

Sfida e tretë dhe e fundit e Shqipërisë U-19 për vajza do të jetë kundër Armenisë, më 11 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30.

Ndërkaq, ndeshjet e tjera të grupit, të ekipeve mike do të zhvillohen në impiantin tjetër modern shqiptar, “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.

Vetëm përgjatë këtij viti, FSHF ka organizuar dy turne “UEFA Development” për djem U-16 dhe vajza U-16, në muajt prill e maj si edhe ndeshjet e raundit para-eliminator të grupit G të UEFA Futsal Champions League në muajin gusht.

Gjithashtu, në bashkëpunim me UEFA-n, FSHF organizoi edhe finalen e parë e historike të Ligës së Konferencave, Roma – Feyenoord në muajin maj, një event madhështor, organizimi i të cilit lakohet ende sot si një nga finalet më të mira mes atyre të zhvilluara në Paris e Sevilla.

Etiketa: europianifshfVajzat U-19

Lajme të lidhura

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Para
Grupet kriminale shqiptare, antimafia italiane: Kanë lidhje të forta me…

Grupet kriminale shqiptare, antimafia italiane: Kanë lidhje të forta me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë
Aktualitet

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:40 - 21/10/26

Ditën e sotme protesta po vijon pa tensione para Ministrisë së Arsimit. Teksa forcat e rendit kanë vijuar qëndrimin e...

Lexo më shumë
Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com