GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Një databazë online për të gjitha krimet e komunizmit

20:06 - 21/10/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Një databazë online për të gjitha krimet e komunizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vehap Kola-30 vite studime e kërkime arkivash dhe tani e tutje, pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, është krejt e mundur që të krijohet një databazë online e krimeve të komunizmit.

Arsyeja është e thjeshtë: nëse deri tani kemi arritur të informohemi vetëm me copëza të palidhura për përndjekjen dhe vuajtjet e shqiptarëve në 45 vite diktaturë, tani është momenti që ato copëza të lidhen  në një histori të plotë dhe kohezive.

Në këtë mënyrë, shqiptarët mund të kuptojnë më thellë tragjeditë dhe dramat personale të secilit të përndjekur dhe t’i vendosin lehtësisht në mozaikun e plotë të historisë së përgjakshme të komunizmit mes shqiptarëve.

Kjo databazë është sot edhe më e domosdoshme pasi hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit rrezikon të shtrembërojë pikërisht historinë që synon të zbardhë, duke thënë të vërtetën e pjesshme: pjesën e nënshtrimit dhe bashkëpunimit të shqiptarëve të thjeshtë me një organizatë okulte dhe terroriste siç ishte Sugurimi i Shtetit komunist.

Historia e vërtetë e përndjekjes së çdo shqiptari dhe të gjithë shqiotarëve për 45 vite nuk nis as nuk mbaron me raportimet e bashkëpunëtorëve. Ajo nis me qëllimin që kishte Sigurimi i Shtetit si shqisa terroriste e Partisë së Punës dhe Byrosë Politike për të shtypur kundërshtitë ndaj komunizmit dhe për të dekurajuar çdo mendim kritik e çdo rezistencë ndaj regjimit.

Historia vazhdon me rekrutimin, shpesh nën terror, të bashkëpunëtorëve dhe fabrikimin e akuzave, me torturat në hetuesitë politike që synonin të përkulnin dhe detyronin shqiptarët të nënshkruanin dëshmi të stisura kundër vetes.

Pretencat e prokurorisë, dëshmitë në gjyqe (kur bëheshin), mbrojtja dhe vendimet e gjykatave, të gjitha mund ta plotësojnë historinë dhe kronologjinë e vuajtjeve. Sendet e ruajtura të të dënuarve, shkrimet dhe veprat e tyre do ta zgjerojnë njohjen e shqiptarit të shekullit të 21-të për odisenë e secilit të dënuar politik në komunizëm.

Teknikisht kjo është një punë e mundur. Efekti i saj politik është madhor. Në fabulën e vuajtjeve nga sistemi totalitar i komunizmit enverist, kush bënte çfarë është shumë e rëndësishme sot që ne do të njohim vetëm një pjesë të asaj fabule: atë të bashkëpunëtorëve të terrorizmit komunist.

Që kriminelët dhe persekutorët e shqiptarëve të mos mbeten të panjohur dhe barra morale të mos bjerë vetëm mbi bashkëpunëtorët, një projekt i tillë është i domosdoshëm.

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Loredana shfaqet me lot në sy, rrëfimi i saj për fansat

Loredana i bën qejfin vetes/ Këngëtarja u vë dhëmbëve gurë diamanti, ja si duket (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com