GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

U skualifikua nga Luçiano Boçi, Eugen Isai: Rama kontrollon gjithçka, ne bëmë fushatë model

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U skualifikua nga Luçiano Boçi, Eugen Isai: Rama kontrollon gjithçka, ne bëmë fushatë model
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eugen Isai, kandidat për deputet i PD në Elbasan, që u skualifikua nga gara pasi Luçiano Boçi theu herësin, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë partisë së tij. Isai shkruan se falë mbështetjes PD arriti të dyfishojë mandatet, por sipas tij do të ishte një rezultat edhe më pozitiv nëse gara do të bëhej në kushte të barabarta. Isai ngre akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se ai kontrollon gjithçka.

“Të dashur demokratë, të nderuar miq! Para se gjithash desha t’iu shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Falë kësaj mbështetje ne mundëm të dyfishonim mandatet dhe të dëshmojmë që jemi forcë kryesore politike.  Ky rezultat mund të ishte edhe më pozitiv për ne. Do të ishte i tillë nëse ne do të garonim në kushte të barabarta. Ne u përballëm me një parti-shtet.

Me një Kryeministër që kontrollon dhe ka përqëndruar në duart e tij gjithçka. Ne u përballëm me klimën e tensionit dhe terrorit, me fenomenin e shit-blerjes së votës, presionit ndaj administratës dhe qytetarëve të thjeshtë. Përdorën gjithë prapësitë e mundshme sërish në këto zgjedhje duke cënuar të drejtën e sovranit për të ushtruar në mënyrë të lirë vullnetin e tij përmes votës.

Pavarësisht gjithë kësaj klime, demokratët elbasanas, qytetarët e ndershëm, intelektualët, të gjithë ata që duan ndryshimin, na mbështetën dhe përkrahën. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë strukturat e Partisë Demokratike për punën e palodhur që kanë zhvilluar.  Falenderoj drejtuesin politik, Gazment Bardhi dhe të gjithë kandidatët për fushatën model që kanë zhvilluar. Unë jam i sigurt dhe bindjeplotë se ata do iu përfaqësojnë denjësisht në parlament. Do të jenë shpresa dhe vokacioni juaj. Faleminderit!”, shkruan ai.

Lajme të lidhura

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë
Aktualitet

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Para
Policia arreston dy persona në Sarandë, hidhnin inerte në det

Policia arreston dy persona në Sarandë, hidhnin inerte në det

TË FUNDIT

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe...

Lexo më shumë
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com