GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Situatë e “nxehtë” në veri të Kosovës, digjet makina me targa RKS e një serbi

11:09 - 02/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë e “nxehtë” në veri të Kosovës, digjet makina me targa RKS e një serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së mërkurës ka pranuar informacione për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb.

Policia ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në skenën e incidentit dhe se autoritetet janë duke hetuar rastin. Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS.

Institucionet e Kosovës kanë fajësuar “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga 1 shtatori deri më 27 tetor kanë regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave.

Deri në fund të muajit tetor besohet se rreth 20 makina me targa ilegale serbe janë pajisur me targat RKS.

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. As Beogradi zyrtar nuk ka komentuar publikisht këto sulme në veri të Kosovës./ REL

Etiketa: KosovePoliciaSerbi

Lajme të lidhura

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

12:42 - 23/04/26
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Aktualitet

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26
Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit
Kosovë & Rajon

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26
Para
“Çeta e drejtuar nga SHIK-si”/ Rama “shpërthen” sërish me fyerje ndaj pedagogëve

“Çeta e drejtuar nga SHIK-si”/ Rama “shpërthen” sërish me fyerje ndaj pedagogëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com