Sipas të gjitha gjasave, dy miqësoret e radhës ndaj Italisë dhe Armenisë, do të jenë dy ndeshjet e fundit të Edy Rejës në stolin e Shqipërisë.
Trajnerit italian 77-vjeçar i skadon kontrata dhe drejtuesit e Federatës i kanë bërë të ditur italianit se nuk do t’i rinovohet kontrata.
Sipas Sportmediaset, ish-tekniku i Italisë U-21, Gigi di Biagio është gati të zërë vendin e tij, eksperienca e fundit e të cilit në krye të një skuadre ishte ajo me Spal që përfundoi në vitin 2020.
Discussion about this post