Ervis Halimi dhe Musa Gudo janë dy autorët e grabitjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në banesën e një të moshuari në Mallakastër, të cilin edhe e dhunuan fizikisht.
Dy të rinjtë, 28-vjeçarë, kanë kërcënuar me armë zjarri 89 vjeçarin Çaush Shehaj duke arritur t’i marrin një shumë parash. I moshuari ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Policia ka proceduar penalisht edhe 16-vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’.
Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.
Një nga autorët e grabitjes, Musa Gudo s’është emër i panjohur për policinë pasi dy vite më parë ka përdhunuar një vajzë të re. Gjykata asokohe vendosi masën arrest me burg për Gudon ndërsa detyrim paraqitjeje për bashkëpunëtorin e tij.
Discussion about this post