GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U vra nga burri, ja cili ishte veprimi i fundit i Hamidesë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra nga burri, ja cili ishte veprimi i fundit i Hamidesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediet në Kosovë kanë publikuar dëshminë e gruas e cila shoqëroi Hamide Magashin në shëtitjen e saj të fundit, para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e maternitetit në Prishtinë.

E afërmja e viktimës e kishte shoqëruar 35-vjeçaren e ndjerë për të dalë dhe për të blerë bukë, para se të ndodhte vrasja.

Hamide Magashi ndodhej e shtruar në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pasi pritej që të lindte të ditët në vijim.

Siç rrëfen e afërmja, pasi kishin dalë jashtë klinikës për të blerë bukë, Hamide Magashi ka takuar në oborrin e spitalin ish-burrin e saj Sokol Halilin.

Ajo ka zbuluar bisedën që kanë pasur mes tyre viktima dhe autori, në momentin kur Hamide Magashi e ka a parë në oborr ish-burrin e saj.

“Ai erdhi me bisedu me gruan. Ajo më tha që ai është ish-burri jem dhe u distancua për të biseduar me të. Kur u takuan, ai u përkulë në dy gjunjët dhe po i thoshte diçka” , ka thënë për T7 e afërmja e viktimës.

Familjarët e viktimës 

Familjarët e viktimës akuzojnë autoritetet policore për ngjarjen e rëndë që tronditi Prishtinën, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, përpara maternitetit teksa ishte në pritje të lindjes së fëmijës.

Motra e 35-vjeccares ka bërë të ditur për mediat vendase se viktima nga data 13 shtator ishte pajisur nga gjykata me një urdhër mbrojtjeje që ishte e vlefshme deri me 13 mars të vitit të ardhshëm.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin pasi këtu e katër muaj ajo ka tentuar të divorcohet nga ai”, është shprehur ajo.

Edhe familjarët e tjerë të ngushtë me viktimën, kushërire, thonë se 35 vjeçar ja ka pasur më parë dhunë fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshorti e saj, teksa fajtor për ata mbetet policia.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.

Etiketa: burriKosoveKryesore1u vra

Lajme të lidhura

AfD synon fitore historike! Lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe Rusisë
Botë

CDU pëson humbje historike! AfD triumfon në Mecklenburg, ndërsa e Majta fiton Berlinin

15:06 - 21/09/26
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

14:49 - 21/09/26
Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio
Botë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio

15:40 - 20/09/26
Para
Shqiptari i ‘pafat’/ Ia mbath nga policia, por kapet nga qeni

Shqiptari i 'pafat'/ Ia mbath nga policia, por kapet nga qeni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26

Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër...

Lexo më shumë
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26
Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

Arben Kola: Shqiptarët në Amerikë e kanë pritur me protesta Ramoviçin, bashkohuni sa më shumë kundër tij në Nju Jork

21:18 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com