Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar krerëve të bashkive të përfundojnë procesin e regjistrimit të tokës bujqësore, duke i paralajmëruar se kjo gjë nuk mund të jetë më një kosto publike për qeverinë në mandatin e tretë.
Kjo ishte dhe arsyeja e dytë, për të cilën tha se i kishte thirrur sot në kryeministri krerët e bashkive, duke iu kërkuar të ndërrojnë kurs dhe madje duke iu kujtuar se kryebashkiaku i Lushnjës që bëri tendera për kanale është në burg.
“Do vijë gjithnjë duke u bërë më e keqe dhe do skuqet deri në përvëlim. Arsyeja e dytë themelore për thirrjen e këtij takimi është domosdoshmëria e një ndryshimi imediat të kursit tuaj qeverisës në lidhje me regjistrimin e tokës bujqësore. Qeveria e mandatit të tretë nuk do pranojmë të marrim asnjë kosto publike për zvarritjen e këtij procesi prioritar. Del mirëkuptimi deri më sot dhe justifikimi me gjithë argumentet përkatës që i keni bërë jo pa të drejtë kësaj vonese që tani është e patoleruseshme, sepse janë bërë të gjitha ato që mund të bëheshin që ky proces të hyjë në një shpejtësi krejt të re dhe që regj i tokës bujqësore të përfundojë brenda mandatit të tretë. Është një sfidë historike për të cilën jemi përgatitur, kemi punuar, organizuar 2 mandate rresht, tani duhet bërë. Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjeve i ka thjeshtuar procedurat, i ka mbledhur të gjitha dokumentet në një vend, në Kadastër. Por ky proces nuk mund të bëhet masivisht po nuk përfundoi dorëzimi i gjithë dok e hartave në Kadastër. Këtu kanë rol bashkitë. Pranë këtyre institucioneve është depozituar historikisht për 30 vjet ky dokumentacion dhe ka qenë detyrim ligjor administrimi i këtij dokumentacioni që akoma sot nuk po mblidhet dot në kadastër.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ju është drejtuar dy herë, 7 tetor 2020 dhe 30 mars 2021. Tani çfarë ka prodhuar ky drejtim dy herë me shkresë, vetëm 10% e bashkive e kanë kryer dhe e kanë kryer përgjithësisht pjesërisht këtë detyrë. Konkretisht vetëm 9 bashki kanë dorëzuar dokumentacionin, ndërsa 52 jo vetëm që nuk e kanë dorëzuar, por nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë. Me ndarjen e re administrative, bashkitë morën detyrimin të mblidhnin arkivat e ish-komunave. nuk e kanë bërë akoma deri më sot. Tani o bëhet kjo, o nuk bëhet dot regjistrimi përfundimtar për tokën bujqësore për një dynja njerëz që dalin nga shtëpia pa u gdhirë dhe që i lënë dhe i gjejnë fëmijët në gjumë për të punuar tokën dhe për një ekonomi që nuk mund të zhvillohet me gjithë forcën e mundshme për shkak të mungesës së titujve të pronësisë që pengojnë transaksionet, shitjet e blerjet, për të mos thënë të tjera. Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm aq dhe të papranueshëm më. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin nga ish-komisionet e ndarjes së tokës në zbatim të ligjit të famshëm, jo po formularët janë të amortizuar, jo po nuk kemi njerëz, jo po na duhen mjetet. Dëgjoni këtu, kemi bërë reformën administrative dhe një pjesë e madhe e bashkive kanë më pak se sa duhet të kishin njerëz se sa kishin 300 e ca komuna. Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë dhe siç qeveria ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re, që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u kry. Pa asnjë llogari eficence dhe pa asnjë sens financiar. Kështu që njerëzit i keni aty, mjetet i keni aty. Po kur ke mjetet që t’i sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe patjetër që nuk funksion dhe patjetër që përfundon në burg.
Sot në Fier nuk ka një kanal, në gjithë atë Fier, me gjithë atë intensitet prodhimi që të ketë bllokim, ose të ketë një komunitet që të thotë nuk pastrohet. Pa tendera, duke i ndenjur kryetari i bashkisë në krye dhe kanalet janë të pastra. Në Lushnjë kanalet nuk janë të pastra dhe kryetari i bashkisë në burg, se do bënte tendera. Po flas në parim, kur do ta bësh apo nuk do ta bësh punët. Çfarë justifikimi kemi kur njerëzit nuk marrin tokën”, deklaroi Rama.