Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë.
Pak ditë më parë, moderatorja solli në jetë djalin e tyre, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Trev. Einxhel së fundmi ka postuar një video, ku çifti shihet duke mbajtur duart e bebes së tyre.
“Kur dashuria merr formën e një jete të re…Faleminderit Zot!”, shkruan moderatorja në postimin e saj në Instagram.
Kujtojmë që çifti është njohur brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku edhe krijuan lidhjen e tyre të dashurisë, që tashmë e kanë plotësuar edhe me një fëmijë.
View this post on Instagram
Discussion about this post