GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ Thana tërhiqte çdo ditë 1 mln lekë nga llogaria e motrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet/ Thana tërhiqte çdo ditë 1 mln lekë nga llogaria e motrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur sot nga dosja hetimore pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesit Alban Ruli dhe Drejtorit Juridik Fatmir Hoxhaj. Prokuroria ka grumbulluar prova nga transaksionet bankare ku ka rezultuar se Ilir Thana ka tërhequr nga llogaria e motrës së tij, Shpresa Prifti, përmes një prokure të posaçme, një sasi të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për një shumë prej 23 milionë lekë të reja, para që nuk i takonin. Më konkretisht, ai tërhiqte nga llogaria e saj, cco ditë një shumë prej 1 milionë lekë të vjetra, nga 11 tetori deri më 14 dhjetor 2022.

“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur”, thuhet në dosje.

Më tej, në dosje thuhet se “më datën 16 shtator 2022 ka dalë sërish urdhër i brendshëm, konkretisht bllokim i fondeve buxhetore në shumën 145.583.781 lekë nënshtruar nga Elmira Feto, kryetare e Degës së Therasit Tiranë. Në datën 7 tetor 2022, kreditori Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Alban Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti.”

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.

Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompensim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë  e motrës së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë.

Etiketa: detajeKryesore1llogariamotra

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Aktualitet

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Para
Kosovë, zhduket dosja e vizitorëve në Ministrinë e Jashtme

Kosovë, zhduket dosja e vizitorëve në Ministrinë e Jashtme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë
Breaking Views

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

21:06 - 13/10/26

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters” i ka kushtuar një raport protestës së studentëve në Tiranë, duke vënë në fokus përplasjet...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

20:56 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

20:39 - 13/10/26
Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

20:30 - 13/10/26
Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

20:18 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com