GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

AKU vë në lojë 460 mln për laboratorin, 3 vite që nuk bënte analiza

11:57 - 18/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
AKU vë në lojë 460 mln për laboratorin, 3 vite që nuk bënte analiza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili asnjëherë nuk i garantuar standardet e produkteve ushqimore, do të harxhojë qindra milionë lekë për epruveta e reagentë. Për këtë është hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara tenderi me objekt “Blerje pajisje laboratori për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit”.

Janë 460 milionë lekë në lojë dhe nuk janë pak! Këtë herë të paktën Agjencia duhet të zhvillojë tenderin si duhet, sepse përveçse do të çojë dëm paratë, do të vazhdojë të lërë jashtë funksioni laboratorët e AKU. Ky nuk është opinion i yni, por konstatim i përsëritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Deri më tani janë mbyllur vetëm procedurat tenderuese. Dhe fituese është shpallur kompania “KRIJON” SH.P.K, nga 5 oferta që ishin paraqitur.

Sakaq, kujtojmë se firma në fjalë ka pasur një përplasje një vit më parë më AKU-në për këtë tender. “KRIJON” SH.P.K denonconte se AKU ka ndryshuar gjatë rrugës dokumentacionet e tenderit, pasi fituesi ishte i paracaktuar. Ndër të tjera, në denoncim thuhej se janë ndryshuar të dhënat bazë, që gjithashtu ndikojnë në fondin limit të vënë në dispozicion për këtë tender. Ndër të tjera, ankimuesi shprehej se AKU nuk ka kërkuar Certifikatën e Konfirmitetit (CE) për të gjithë garuesit. Çka do të thotë se AKU po kërkonte të blinte paisje të pasigurta dhe të pacertifikuara për laboratorët.

Asaj kohe tenderi u anulua nga KPP dhe AKU u kujtua tani pas një viti të hap një tjetër prokurim për të vënë në punë laboratorët. Kjo do të thotë se edhe për gjatë vitit 2022 AKU nuk ka realizuar analiza për ushqimet sipas nevojave.

Mbi 3 vjet pa laboratorë

Gjatë viteve 2019-2021 AKU Tiranë blinte makina të reja dhe mobilje, por nuk kishte pajisje për të kryer analizat. Edhe sot që flasim laboratorët nuk janë plotësisht funksional dhe të akredituar. Kështu për rreth tre viteve, Siguria Ushqimore është cenuar nga mos funksionimi i rregullt i laboratorit. Nga auditimi i KLSH-së konstatohet një gjendje katastrofë në laboratorin më të rëndësishëm të AKU-së.

Sektori i laboratorit për Qarkun Tiranë, deri në fillim të vitit 2021 , ka qenë në varësi të Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë, dhe më pas kaloi në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU. Sektori i laboratorit ndahet në dy nënsektorë të tjerë, në atë fiziko-kimik dhe mikrobiologjik. Në këto dy laboratorë kryhen shërbimet e analizimit për treguesit cilësorë të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe jo shtazore,. Si dhe tregues të etiketimit, tregues analitik të sigurisë ushqimore, proceseve të higjienës.

Por, të dhënat e KLSH nxorën se laboratori ende nuk ishte i akredituar për kryerjen e analizave të  produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazorë.

Ndërkohë për 3 vitet laboratori e ka ushtruar aktivitetin e vet, në mungesë të autorizimit që miratohet me urdhër të Ministrit përgjegjës për Bujqësinë.

Ndërkaq, nuk ka afate të përcaktuara për nxjerrjen e rezultatit të analizave laboratorike. Duke sjellë vonesa në përgjigjen e tyre nga 5-15 ditë për të nxjerrë rezultatin.

Edhe gjatë vitit 2020 deri në 2022, kur për shkak të pandemisë, ushqimet duhej të kontrolloheshin edhe më shumë, gjendja e pajisjeve Laboratorike nuk ishte në nivelin e mjaftueshëm për të siguruar funksionin e plotë të tij. Sipas raportit, nga 65 pajisje që administron laboratori, 27 prej tyre kanë nevojë për kalibrim për saktësinë e rezultatit. Dhe nga këto 27 pajisje, janë të kalibruara 7 pajisje ose vetëm 26% e tyre. Ndërkaq, 11 prej pajisjeve janë jashtë funksionit. Nga të cilat, sipas vlerësimit të bërë nga tekniku përkatës, 4 prej tyre nuk mund të riparoheshin. Këto pajisje janë me rëndësi për nga treguesit që analizojnë. Ndërsa zvarritja që po bëhet në pajisjen me mjet, tregon se AKU nuk shqetësohet për laboratorët, por për pazaret me fondet e prokuruara.

Lexo edhe: Dështon tenderi 186 mln lekë i ISUV, KPP e anulon pas ankesës së tre kompanive

 

Etiketa: abuzimAkuanalizalaboratortenderushqime

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Jorida Tabaku paraqitet në SPAK, ja cila është arsyeja

Mandati i Xhaçkës, Tabaku: Mos ketë më 'investitorë strategjik'

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com