GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

“Projektet pas pandemisë”, BE: Miliarda për të dalë nga kriza e koronës

në Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


BE-ja dëshiron ta ringjallë ekonominë e saj me ndihma prej 750 miliardë eurosh. Projektet pas pandemisë COVID-19 do të përqendrohen tek mjedisi dhe digjitalizimi.

Ursula von der Leyen e quajti fondin e rindërtimit prej 750 miliardë eurosh si “shans të shekullit për Evropën” dhe “një moment historik”.

Edhe nëse shumë do të zgjidhnin me siguri fjalë më pak entuziaste sesa presidentja gjermane e Komisionit të BE-së, një gjë është e sigurt: Fondi i Shpëtimit Covid-19, i quajtur Next Generation EU (NGEU) – Brezi tjetër BE, është një risi, sepse për herë të parë BE-ja po merr borxhe të përbashkëta. Gjatë krizave të tjera, si kriza financiare një dekadë më parë, kjo ishte e paimagjinueshme.

Por përpara se 27 vendet e Bashkimit Evropian të marrin para nga ky fond – më shumë se gjysma e tyre si grante, pjesa tjetër si hua me përqindje të ulëta – duhet që të gjitha vendet anëtare të paraqesin planet e tyre të hollësishme se si duan t’i përdorin miliardat.

Për paraqitjen e këtyre planeve Komisionin Evropian kishte caktuar si datë orientimi 30 prillin, por deri tani vetëm pesë nga 27 vendet anëtare kishin dërguar dokumentet përkatëse në Bruksel.

Institucionet e BE-së kanë përcaktuar që 37 për qind e shumës që do të marrë secili vend duhet të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe 20 për qind për ndryshimin digjital, të dyja këto janë çështje thelbësore të Komisionit aktual të BE. Një kusht tjetër për të cilin këmbënguli veçanërisht Gjermania është që paratë duhet të jenë të ndërvarura prej reformave.

Programe për rimëkëmbjen e ekonomisë

Gjermania do të marr nga fondi rreth 28 miliardë euro, 25.6 prej të cilave janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen. Në krahasim me programin stimulues të Gjermanisë për ekonominë që kushton 130 miliardë euro, kjo nuk është ndonjë shumë e madhe.

Nga pikëpamja ekonomike për Gjermaninë është shumë më e rëndësishme që shtetet e tjera të BE-së të mos bien në krizë të thellë për shkak të pandemisë. “Gjermania do të jetë e suksesshme vetëm nëse Evropa është e suksesshme”, është një fjali që ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, e përsërit shpesh gjatë pandemisë.

Për ta theksuar edhe një herë këtë Ministri gjerman i Financave Scholz i prezantoi planet përkatëse në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Bruno Le Maire. Franca, fqinji i Gjermanisë, është një partner i rëndësishëm në rrjetin e vendeve evropiane.

Le Maire njoftoi se Franca do ta shpenzojë gjysmën e parave të BE për mbrojtjen e klimës. Një e katërta e parave është caktuar për ndryshimin digjital. Franca gjithashtu planifikon të mbështesë të rinjtë, për shembull përmes trajnimeve profesionale. “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se të rinjtë po mabjanë barrën më të madhe të krizës. Ne u kemi një borxh dhe do t’ua paguajmë”, tha Bruno Le Maire.

Italia përfituesja kryesore

Franca do të marrë rreth 40 miliardë euro si grante. Franca renditet kështu në vendin e tretë të përfituesve më të mëdhenj pas Spanjës dhe Italisë. Këto para do të përbëjnë rreth 40 përqind të programit francez të rindërtimit France Relance që kap shumën 100 miliardë euro.

Me rreth 200 miliardë euro Italia merr pjesën më të madhe nga fondi i rindërtimit.

Më shumë se gjysma e shumës janë hua afatgjata. Arsyeja për këtë është që t’i mundësojë Italisë të marrë përmes BE-së më lirë hua në tregun e kapitalit sesa nëse do t’i merrte huatë vetë.

Etiketa: BEPandemia

Lajme të lidhura

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh
Aktualitet

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Maj 2026

07:41 - 25/05/26
Horoskopi i së dielës, parashikimi sipas yjeve për secilën shenjë të zodiakut
Horoskopi

Horoskopi i së dielës, parashikimi sipas yjeve për secilën shenjë të zodiakut

07:31 - 24/05/26
Para

Publikohen pamjet, ja si dukej Tayna në adoleshencë

TË FUNDIT

Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
Aktualitet

Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

18:21 - 25/05/26

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore,...

Lexo më shumë
TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

17:27 - 25/05/26
Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris

15:31 - 25/05/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

14:52 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com