Fundi i sezonit turistik ka sjellë trafik të rënduar edhe në segmentin rrugor Morinë-Kukës, ku dhjetëra makina me turistë Kosovarë janë dyndur drejt bregdetit shqiptar.
Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve drejt Shqipërisë, është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar. Arsye të tjera të këtij fluksi janë edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik.
Një tjetër arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovar në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë si dhe rruga e ngushtë tek kthesa e Urës së Drinit të Zi pranë kantierit ku po punohet për ndërtimin e urës së re të Rrugës së Kombit. Policia rrugore e Kukësit, po orienton drejtuesit e mjete.
Fluksi është aq i madh pasi vargu i lëvizjes së mjeteve të vogla dhe autobuzëve nuk ka të ndalur. Kjo situatë në këtë segment ka qenë prezentë çdo ditë të gushtit sidomos gjatë fundjavës.