Një sherr ka ndodhur në Tiranë, aty ku ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar.
I riu është dërguar në spital pasi është goditur me sende të forta. Policia raporton se i riu me incialet F. K., 20 vjeç dyshohet se është goditur nga një person ende i paidentifikuar.
Personi i cili mbeti i plagosur nuk ka mundur ta njohë autorin që e ka dhunuar, duke e bërë ngjarjen të mistershme.
“Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit,”