GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

4 mënyra se si librat e Margaret Atwood do ju ndryshojnë jetën

19:29 - 20/09/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
4 mënyra se si librat e Margaret Atwood do ju ndryshojnë jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Margaret Atwood, është autorja e më shumë se pesëdhjetë librave në prozë, poezi, ese kritike, si dhe romanesh grafike. Përveç “Rrëfenjës së shërbëtores”, tashmë një serial televiziv që ka fituar disa çmime, ndër romanet e saj renditen “Cat’s Eye”, kandidat për Çmimin Booker; “Alias Grace”, i cili ka fituar Çmimin Giller në Kanada dhe çmimin Mondello në Itali; “Vrasësi i verbër” fitues i Çmimit Booker në vitin 2000, botuar nga Botime Pegi në 2017; si dhe trilogjia “MaddAdam”.

“Rrëfenja e shërbëtores” u kthye në romanin më të kërkuar pas zgjedhjes së Donald Trump-it në krye të presidencës amerikane, kur Shërbëtoret u bënë simbol i rezistencës kundër shfuqizimit të të drejtave të gruas.

Më poshtë do të kuptoni pse librat e Atwood i duhen gjeneratës së sotme dhe rëndësinë që ato mbartin mbi transformimin e njerëzve.

Pasi të mbaroni disa nga librat e saj ju do të keni:

1. Një natyrë më feministe

Nuk e di nëse është e mundur të lexosh Margaret Atwood pa u bërë feminist, vetëm nëse nuk je veçanërisht mizogjinist dhe/ose i dendur. Edhe pse Atwood rrallëherë e përdor vetë fjalën “feminizëm”, puna e saj është një nga eksplorimet më të mira të diskriminimit, shtypjes, dhunës (si fizike ashtu edhe jo), tek gratë. Do t’ju zemërojë, do t’ju ​​bëjë të mendoni dhe në fund, ndoshta do të jeni edhe një feministe.

2.Do të ndryshoni perspektivën mbi botën

Pavarësisht nëse ajo shkruan një tregim të shkurtër ose thur një roman fitues të çmimit “Book Prize”, Margaret krijon histori me shumë sekrete duke surprizuar gjithmonë lexuesit me të papriturat e saj.  Margaret Atwood është brilante në shfaqjen e gjërave që janë më shumë se sa duken. Gjërat që ne i marrim si të mirëqena, si të zakonshme, ajo është në gjendje t’i kthehej në diçka të jashtëzakonshme. Librat e saj janë një mënyrë e mirë për të të ndihmuar mënyrën se si e shikon botën.

3. Do keni disa netë pa gjumë

Për dikë që nuk po shkruan libra horror, Margaret Atwood na ka dhënë disa netë pa gjumë. Atwood ka një aftësi për të shkruar situata shqetësuese, shpesh ato për të cilat protagonisti i saj nuk mund të bëjë asgjë, dhe është e mjaftueshme për të lënë këdo që të ndihet i shqetësuar. Ndoshta ato bëhen më të frikshme duke ditur që situatat janë më afër realitetit.

4. Do të kuptoni se sa rëndësi kanë historitë e grave

Mund të shkruash një ese të tërë mbi mënyrën në të cilën Margaret Atwood shkruan për gratë dhe rreziku që ju kanoset atyre. Me anë të librave të saj, ajo i jep grave një zë për të treguar se edhe historitë e tyre kanë rëndësi, pavarësisht se sa shumë bota përpiqet t’i nënvlerësojë ato.

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
BE mirëpret vendimin e SHBA-së për lejimin e udhëtimeve për qytetarët e vaksinuar

BE mirëpret vendimin e SHBA-së për lejimin e udhëtimeve për qytetarët e vaksinuar

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com