GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Takimi me studentët në Prishtinë, Rama lavdëron “Ballkanin e Hapur” duke kritikuar BE-në: Ata nuk e mbajnë fjalën

18:08 - 27/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi me studentët në Prishtinë, Rama lavdëron “Ballkanin e Hapur” duke kritikuar BE-në: Ata nuk e mbajnë fjalën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kosova në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian duke thënë se nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave.

Ai u shpreh se Prishtina i ka plotësuar të gjitha kushtet që kërkonte Brukseli, por për shkak të politikave të brendshme, vendet anëtare po mbajnë peng lirinë e lëvizjes për shqiptarët e Kosovës. Ndërkohë, këto kritika i adresoi me qëllim për të lavdëruar “Ballkanin e Hapur”, i cili u shpreh se mos mbajtja e fjalës nga BE, për Kosovën, por edhe për Shqipërinë e Maqedoninë për negociatat dhe çështje të tjera, janë arsye, tha më tej Edi Rama se përse nuk duhet të përshpejtohet nisma “Ballkani i Hapur”.

“Rruga e vetme për të dalë nga inercia e pafundme e prodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është “Ballkani i Hapur” për ne. Sot ju duhet të lëviznit lirisht pa viza, jeni i vetmi komunitet në Europë, me viza dhe jeni të vetmit që aleanca euro-atlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike.

Është një absurd, që gjyshërit dhe prindërit tuaj, jetonin nën Sllobodan Millosheviçin dhe lëviznin lirisht në Europë me pasaportën e Jugosllavisë apo ku di unë, ju jetoni në një shtet sovran dhe nuk lëvizni dot. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. I thanë Kosovës, duhet të bëni këto detyra, që janë teknike, i bëri Kosova të gjitha, këtë e thotë raporti i vetë BE-së.

Ky është një turp. E kuptojnë, por nuk ju vjen turp dhe kaq. Për arsye të brendshme dhe kaq. Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat, por nuk i fillon, tani na ka dalë historia e Bullgarisë. Ata nuk i bëjnë as mbajtjen peng të Kosovës, as Shqipërisë, nuk e bëjnë se janë kundër jush apo nesh, ata e bëjnë sepse kanë arsye të politikës së brendshme. Sot BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe sondazhet. Prandaj ne do ta bëjmë këtë gjë, se kur na fusin ata në një proces apo tjetër kjo nuk varet nga ne.

Nga ne varet të bëjmë maksimumin që të zgjerohemi këtu, se këtu nuk vjen BE të thotë mos hiqni kufijtë, apo lëvizjen e lirë të kapitaleve. BE ka nisur procesin e Berlinit. Por parimet i ka në rregull, që duhet të zbatohen këto liri dhe të financohet ky proces, kanë kaluar 7-8 vite dhe në aspektin politik ka bërë shumë mirë, por nuk kemi parë ndonjë hekurudhë, sepse procesi është shumë i avashtë dhe varet nga mbledhjet e tyre. Po pse do të presim mbledhjet që bëjnë ata njëherë në vit, që flasin për fermerët dhe grumbulluesit? Apo duhet ta bëjmë vetë? Ne duhet të bëjmë dokumentacionin e ekspertit që të mos jetë i disa fishtë” tha Rama.

Kjo është e disata herë që kryeministri Rama kritikon hapur Bashkimin Europian.

Etiketa: Ballkani i HapurEdi Ramalavderon

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Trajneri i Laçit, Vukiçeviç: Më pëlqen reagimi i skuadrës

Trajneri i Laçit, Vukiçeviç: Më pëlqen reagimi i skuadrës

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com