GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkarkimi i Metës, Balla: Interesi ynë më i madh është rruga drejt BE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Metës, Balla: Interesi ynë më i madh është rruga drejt BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taulant Balla, në një komunikim për mediat nga Cërriku, foli për zgjedhjet e 25 prillit, kërkesën për bashkëpunim me opozitën si edhe për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Balla u shpreh se ftesa ndaj opozitës për bashkëpunim është një ftesë e sinqertë, ndërsa shtoi se tashmë është koha që palët të punojnë së bashku për të ardhmen e vendit drejt rrugës europiane.

“Secili prej nesh duhet ta lexojë me shumë përgjegjshmëri rezultatin e 25 prillit. Ne fituesit kemi detyrimin që jo vetëm të shtrijmë dorën e bashkëpunimit, por edhe të përfshijmë edhe ata që janë humbësit  pra opozita e këtij vendi, për të punuar sëbashku për interesat e mëdha të vendit. Interesi më i madh është rruga drejt Bashkimit Europian. 

Ky proces është vështirësisht i arritshëm nëse ne nuk bëjmë bashkë të gjitha kontributet. 

Tashmë jemi në stacionin e parafundit të procesit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim është stacioni i parafundit, stacioni i fundit është momenti i anëtarësimit. Dhe ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është ftesë e sinqertë dhe bazohet në interesat madhore të vendit”, tha Balla.

I pyetur nëse PS do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit Meta, Balla tha se kjo vendimmarrje i përket Komisionit Hetimor Parlamentar duku shtuar se me rëndësi është respektimi i Kushtetutës.

“Unë mendoj që të gjithë në duhet të heshtim dhe duhet të jetë Komisioni ai që më fund të mandatit të tij të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse Komisioni konkludon se shkeljet janë të rënda dhe hyjnë për shkarkimin e Metës do të shkarkohet. 

Nëse do të ketë konkluzion tjetër, kjo është vendimmarrje sovrane Komisionit Hetimor Parlamentar. Në fund do të ketë një votim për raportim dhe nëse do të rekomandohet shkarkimi do të ketë edhe votim për shkarkim”,shtoi më tej ai.

Etiketa: Ilir MetaTaulant Balla

Lajme të lidhura

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze
Aktualitet

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

08:23 - 17/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Para
Chrissy Teigen dhe John Legend ju tregojnë ndjekësve shtëpinë e re, vëmendjen e merr detaji në kujtim të të birit

Chrissy Teigen dhe John Legend ju tregojnë ndjekësve shtëpinë e re, vëmendjen e merr detaji në kujtim të të birit

TË FUNDIT

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze
Aktualitet

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

08:23 - 17/11/26

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për bashkim opozitar, duke deklaruar se kreu i...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2026

07:34 - 17/11/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2026

07:32 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com