GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Klos, 250 nxënës bojkotojnë mësimin, shkak shkolla e dëmtuar nga tërmeti

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Klos, 250 nxënës bojkotojnë mësimin, shkak shkolla e dëmtuar nga tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

250 nxënës në fshatin Suç të Klosit akoma nuk kanë nisur shkollën për shkak se shkolla është në gjendje të keqe. Në shenjë proteste nxënës e prindër të disa fshatrave kanë bojkotuar mësimin pasi prej dy vitesh shkolla e fshatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit nuk është rindërtuar.

Banorët ankohen se e kanë të pamundur t’i çojnë fëmijët për të mësuar në shkolla të tjera larg banesave të tyre pasi nuk mund të përballojnë kostot. Ata gjithashtu shprehen se bojkoti do të vijojë deri sa të kenë një zgjidhje për fëmijët.

 “Alternativat e Bashkisë janë për mosshkollim fëmijësh, jo për shkollim. Do të thotë që janë shpërndarë nëpër shkolla të largëta, problem është që fëmijët nuk pranojnë t’i cojnë fëmijët atje edhe për shkak se janë vende të rrezikshme por edhe të largësisë së shkollës, por problem më I madh është se nuk bëhet mësim”, thonë ato.

Ndërsa drejtori i Zyrës Arsimore thotë që për shkak të dëmtimit nga tërmeti godina është shpallur e pabanueshme nga Instituti i ndërtimit dhe për këtë janë krijuar mundësi alternative për zhvillimin e mësimit.

 “Përsa i përket godinës së shkollës së mesme e Bashkuar “Haxhi Lata”, Suç nga Institutit i Ndërtimit është shpallur e pabanueshme dhe e rrezikshme për jetën e njerëzve. Duke marrë parasysh këtë fakt ne nuk mund të pranojmë që ajo shkollë të hapet derisa të merret një vendim i dytë për rikonstruksion ose rindërtim. Ne kemi ofruar transportin dhe ambientet ku këta nxënës do të zhvillojnë mësim”, tha Drejtori ZA Klos, Agron Hoxha.

Në Qershor të vitit 2020 ekspertët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë kanë vendosur që shkolla e mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” do t’i nënshtrohej një rikonstruksioni të plotë, por ende nuk është bërë asgjë.

Etiketa: klosNxenesitShkollatermeti

Lajme të lidhura

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja
Breaking Views

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja

20:52 - 19/06/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Ekonomi & Sociale

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:01 - 19/06/26
Para
Në 4 tetor nis Censusi i ri, numërohen edhe shtëpitë, gjobë 100 mijë lekë për ata që nuk përgjigjen

Në 4 tetor nis Censusi i ri, numërohen edhe shtëpitë, gjobë 100 mijë lekë për ata që nuk përgjigjen

TË FUNDIT

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti
Uncategorized

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:43 - 22/06/26

Politikani i djathtë populist Abelardo de la Espriella, i cili është edhe një mbështetës i Donalad Trump duket se ka...

Lexo më shumë
“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

11:32 - 22/06/26
Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

11:27 - 22/06/26
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

11:11 - 22/06/26
“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis