GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pfizer fillon provën klinike për ilaçin që parandalon Covid-19

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjen në formë pilule, Pfizer fillon provën klinike për ilaçin që parandalon Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Pfizer njoftoi se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi kundër Covid-19.

Disa kompani, të tilla si Merck dhe Roche, janë duke punuar ilaçe të këtij lloji, të quajtur antiretrovirale, që funksionojnë për të parandaluar riprodhimin e virusit.

Aplikimi i tyre mund të jetë i dyfishtë: të lejojë që njerëzit që tashmë janë të infektuar me sëmundjen të mos vuajnë nga simptoma serioze, por edhe njerëzit që kanë ardhur në kontakt të ngushtë të mos e zhvillojnë sëmundjen.

“Ne besojmë se ky trajtim mund të ndihmojë në ndalimin e virusit shumë herët – para se të përhapet gjerësisht – duke parandaluar potencialisht rastet simptomatike të sëmundjes tek ata që janë ekspozuar dhe duke ndaluar shfaqjen e infeksionit tek të tjerët”, tha drejtori shkencor i Pfizer, Michael Dolsten në një deklaratë.

Kjo qasje është “plotësuese” e vaksinave Covid, shtoi ai.

Trajtim, i quajtur PF-07321332, u zhvillua në formën e një pilule orale me një gotë ujë.

Më shumë se 2,600 vullnetarë të moshës 18 vjeç e lart do të marrin pjesë në provën klinike të fazës 2/3 të shpallur dje, 27 shtator. Disa do të marrin pilulën, e cila jepet dy herë në ditë për 5 deri në 10 ditë, dhe të tjerët do të marrin placebo.

Ilaçi është testuar në dhjetëra njerëz për të vërtetuar se nuk është i rrezikshëm për shëndetin.

Për të gjithë ata që tashmë janë infektuar, ky ilaç do të jetë veçanërisht efektiv në ditët e para të infeksionit, para se virusi të jetë riprodhuar në një masë të madhe.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunita.

Etiketa: COVIDPfizer

Lajme të lidhura

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin
Aktualitet

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin

11:11 - 07/08/26
Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura
Aktualitet

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura

09:20 - 07/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Para
Ja pesë zakonet e përditshme që po iu bëjnë të shtoni peshë

Ja pesë zakonet e përditshme që po iu bëjnë të shtoni peshë

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com