GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Jep dorëheqjen”, Zbardhen debatet në mbledhjen e PD, Bylykbashi- Bashës :Po dëmton demokratët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jep dorëheqjen”, Zbardhen debatet në mbledhjen e PD, Bylykbashi- Bashës :Po dëmton demokratët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur debatet e mbrëmjes së djeshme në mbledhjen e Kryesisë së grupit të Partisë Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe deputetit Oerd Bylykbashi.
Shkak përplasjen u bë fakti që PD ka shprehur dakordsinë e saj për ngjarjen e vetingut. Oerd Bylykbashi tregoi dy ditë më parë se qeveria ka ofruar në këmbim të saj reformën terrioriale. Pikërisht ky postimi i tij , ka revoltuar Bashën.

Gjatë mbledhjes, Bylykbashi shpjegoi se kishte shkruar se ishte Rama ai që ofronte një pazar e se nuk e kishte përmendur ai fjalën marrëveshje. Reagimin e PD ndaj tij, Bylykbashi e cilësoi të ulët.
Nga ana tjetër, Basha i quan të gjitha këto akuza si ordinere duke i kërkuar më pas çdo deputeti që të refuzojë çdo ide që mund t’ju bëhet për reformën territoriale.
Noka u përfshi në debat duke u shprehur se nëse do tii referoheshin demokracisë gjermane, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të PD-së


Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?


Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim. Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë çfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. Unë e kam thënë publikisht, ne na duhet një strategji për të gjitha reformat. Bateritë e partisë u turren ndaj meje, është një reagim i ulët nga partia Demokratike ndaj meje.


Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?


Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.


Flamur Noka: Po t’i referohemi demokracisë gjermane, dha dorëheqjen ai në Gjermani. Po ti referohemi demokracisë gjermane, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen dhe të kishe ikur.


Lulzim Basha: Dëgjoj akuza ordinere që po i bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.


Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformën zgjedhore apo territoriale?


Lulzim Basha: Prioriteti im është vetëm një; Largimi një orë e më parë i qeverisë Rama. Unë u kam ngarkuar detyra lidershipit të partisë për secilën reformë.
Oerd Bylykbashi: Aq sa kam thënë, nuk ndryshon. Po të them këtë gjë, po e pranove do dëmtosh demokratët. Nëse për vetingun merr sistemin zgjedhor, mua më ke nga pas.


Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun se është një dëm që i bëhet demokratëve.


Oerd Bylykbashi: Po ndodhi kjo dëmtohen demokratët. Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori.


Debati në mbledhjen e PD nisi nga postimi i Oerd Bylykbashit dy ditë më parë. Bylykbashi shkroi se Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë afatin e anëtarëve të vettingut. Nëse kjo bëhet, Partisë Demokratike do ti shtohen disa bashki më shumë në hartë.

Etiketa: PDsherre

Lajme të lidhura

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet
Aktualitet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26
Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Para
Formacionet e mundshme Atalanta-Young Boys për Champions League, Djimsiti, titullar i padiskutueshëm

Dëmtimi në ndeshjen me Hungarinë, Atalanta tregon kur do rikthehet në fushë Gjimshiti

TË FUNDIT

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet
Aktualitet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26

Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar...

Lexo më shumë
Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

08:22 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 23/06/26
Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet, dopietë nga Mbappe

Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet, dopietë nga Mbappe

07:44 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş