GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Ndahet nga jeta kompozitori i shquar Fahri Beqiri

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta kompozitori i shquar Fahri Beqiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare kompozitori i shquar shqiptar dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.

Homazhe për Z.Beqirin do të bëhen sot në ora 15:00 te Teatri Kombëtar.

Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd. Në vitin 1970 Beqiri u diplomua në drejtimin e kompozimit, me poemën e tij të njohur simfonike “Skënderbeu”, vepër debutuese simfonike jo vetëm për krijimtarinë e këtij kompozitori por në tërë krijimtarinë e re simfonike kosovare e shqiptare në përgjithësi.

Si përfaqësues i gjeneratës së dytë të kompozitorëve shqiptarë të Kosovës dhe ndër kompozitorët e parë profesionist në vend, kontributi i tij i menjëhershëm lidhet me punën pedagogjike fillimisht në Shkollën e Lartë Pedagogjike, ku pjesë përbërëse e saj ishte edhe Dega e Muzikës e më pas me hapjen e Fakultetit të Artit Muzikor kaloi atje dhe deri në vitin 2011 ishte i angazhuar në procesin e mësimdhënies.

Fahri Beqiri, është kompozitor i veprave korale si Erdh Misiti, Migjenit, Kënga e rinisë, Madrigali i Ibrit plak, Moj e mira, Shkoj e vij flutrim si zogu, këngë këto të cilat i gjejmë edhe në repertorin e zhanreve të tjera muzikore, duke rritur edhe më tepër popullaritetin e tyre.

Etiketa: Fahri Beqiri

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
Kosovë/ Kapja e kokainës zbulon mijëra euro, armë e municione

Kosovë/ Kapja e kokainës zbulon mijëra euro, armë e municione

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com