GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Foltorja e Korçës, Berisha: Do të kandidoj, mirëpres çdo rival

18:27 - 15/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Foltorja e Korçës, Berisha: Do të kandidoj, mirëpres çdo rival
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me tortë e lule në qytetin e Korçës, në prag të nisjes së foltores së radhës. Të pranishmit e kanë uruar për ditëlindjen e 77-të në një sallë të tejmbushur nga mbështetësit e Partisë Demokratike.
Më tej, e gjithë salla u ngrit në këmbë dhe uroi ish-liderin e PD me rastin e 77-vjetorit të lindjes.

Edmond Spaho i bashkohet foltores në Korçë, akuza ndaj Bashës

Në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha në Korçë, janë bashkuar dhe figura të tjera të Partisë Demokratike, njëri prej tyre është dhe Edmond Spaho, i cili ka dhënë një deklaratë për mediat. Ky i fundit ka vlerësuar foltoren, duke e cilësuar atë një sukses, si dhe një forcë më tej për të rrëzuar Edi Ramën. Ndër të tjera, ai është përgjigjur dhe pyetjes nëse ndihet i frikësuar për ndonjë përjashtim të mundshëm prej Lulzim Bashës, Spaho është shprehur se nuk i trembet këtyre masave, të cilat i krahason me regjimet e diktaturës.

I rikthyer nga Anglia, Stresi i bashkohet foltores


I shpallur në kërkim në vendin tonë, Arkimed Lushaj (Stresi), shihet në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha në Korçë. Reperi i njohur, ishte zhvendosur në Angli ku po qëndronte gjatë kësaj kohe, pasi u largua në momentet kur policia e shpalli në kërkim.
Këngëtari u shpall në kërkim për trazirat e shkaktuara në protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Sot ai u shfaq duke i dhuruar lule, ish-kryeministrit Berisha me rastin e ditëlindjes.

Foltorja e Korçës, Berisha: Do të kandidoj, mirëpres çdo rival

Ish-kryeministri Berisha, ka komentuar nga Korça situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, duke bërë dhe disa deklarata të drejtpërdrejta ndaj kryetarit aktual të saj. Sipas Berishës, një opozitë e fortë nuk do ta kishte lejuar Ramën të vepronte në mënyrën që ka zgjedhur. Më tej, ka komentuar dhe fenomenin e emigracionit, ku sipas ish kryeministrit, të rinjtë e kanë humbur besimin jo vetëm tek qeveria, por edhe tek PD-ja, ku nuk presin që kjo e fundit t’i japë zgjidhje problemeve të përditshme me të cilat përballen qytetarët. Për kryetarin aktual, Berisha ka pranuar se është vetë fajtor për gjithçka ka ndodhur, madje dhe për veprimet e Lulzim Bashës.
Një temë e diskutuar në foltore ishte dhe ajo për deputetin Agron Shehaj. Sipas ish kryeministrit, Shehaj e meritonte të ishte në Kryesi, kjo për arsye se ai mori 20% të votave të votave të demokratëve, të cilët dëshironin që ai të ishte aty.

Sali Berisha ka pohuar se është i gatshëm dhe më i vendosur se kurrë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ai u shpreh do të rikthehet i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues në vendin tonë. Më tej ka pohuar se do të respektojë çdo garë, çdo verdikt dhe do mirëpresë çdo rival me vlerësimin më maksimal.
“U deklarova gazetarëve se tani do të rikthehem i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi. Duke thënë këtë, do të respektoj çdo garë dhe çdo verdikt, do mirëpres çdo rival me vlerësimin më maksimal. Ne, kurrë, rivalët përpara nuk i kemi larguar pse kanë rivalizuar për kryetar apo funksione të tjera. Cili do të jetë pozicioni i Sali Berishës do ta përcaktojë

Etiketa: berishaDitelindjefoltoreKorce

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Tashmë edhe në gjuhën shqipe, “Heshtja”, rrëfimi i një polici të Antimafias që ka punuar në Shqipëri

Tashmë edhe në gjuhën shqipe, “Heshtja”, rrëfimi i një polici të Antimafias që ka punuar në Shqipëri

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com