GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po nxit urrejtje”, Aldo Bumçi kritikon Ramën: E turpshme që fajëson BE për negociatat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po nxit urrejtje”, Aldo Bumçi kritikon Ramën: E turpshme që fajëson BE për negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi,  ka deklaruar ditën e sotme se është i turpshme fakti që, Kryeministri Edi Rama kërkon që të fajësojë BE dhe vendet anëtare për mos hapjen e negociatave për 8 vite. Sipas Bumçit, me deklaratat dhe sjelljen e tij, Rama po nxit urrejtje ndaj BE. 

“Gjuhë e njohur që Kryeministrit që kërkon të fajësojë  BE, vendet anëtare, pse nuk janë hapur negociata për tetë vite. Jemi në një periudhë jot ë re. As Nano, as Berisha, Majko dhe Meta nuk kanë pasur asnjëherë këtë gjuhë  ndaj BE. Rama është kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një gjuhë të ashpër, që nuk i përket shqiptarëve. Gjuha që përdor Rama është kërcënuese ndaj BE, dhe duke nxitur ndjenja anti-europiane. Rama e vë ‘topin’ te ata dhe asnjëherë tek vetja”, tha ai.

Bumçi shkoi edhe më tej, duke thënë se Rama ka përdorur edhe Kosovën për qëllimet e tij dashakeqëse. Bumçi shprehet se Shqipëria ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme, por sipas tij e përktheu gjuhën e evropianëve në një periudhë ku vendi ynë nuk bëri asnjë hap para drejt BE.

“Shqipëria ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Raportet e KE i thonë të vërtetat por kanë qenë shumë dashamirëse për të nxitur hapjen e negociatave. Kanë mbyllur dhe ndonjëherë sytë për fakte shumë të dukshme. Ca vende anëtare i kanë thënë si mundet që ju prodhoni një raport kur s’ka asnjë problem. Ne kemi problem të dukshme, s’kemi Gjykata. Komisioni ka arritur deri aty sa ti zbusë problemet. Merkel filloi procesin e ‘Berlinit’ që të motivonte vendet. Çfarë bëri Rama? Këtë dashamirësi të europianëve, e përktheu në një periudhë kur ne nuk bëmë asnjë hap përpara”, u shpreh ai.

Ai tha se kriteret që duhet të përmbushte Shqipëria kanë qenë të lehta, por që nuk u bë asnjë iniciativë për plotësimin e tyre.

Etiketa: BENegociatatRama

Lajme të lidhura

Balliu: Shqipëria fjeti dhe u zgjua me lajme krimi, Edi Rama ka dështuar
Aktualitet

Balliu: Shqipëria fjeti dhe u zgjua me lajme krimi, Edi Rama ka dështuar

15:10 - 09/08/26
Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’
Aktualitet

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

14:47 - 09/08/26
Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze

14:27 - 09/08/26
Para
Britania miraton vaksinimin për fëmijët mbi 12 vjeç

Pas lakuriqëve, bartësit e COVID-19 në Kinë dolën karavidhet

TË FUNDIT

Flakët rikthehen në Mallakastër, era përhap zjarrin në Drenie
Aktualitet

Flakët rikthehen në Mallakastër, era përhap zjarrin në Drenie

16:34 - 09/08/26

Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisur...

Lexo më shumë
Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

15:51 - 09/08/26
Kush po i mban peng 10 talentet e futbollit? Shtetësia shqiptare bëhet pengesë për kuqezinjtë

Kush po i mban peng 10 talentet e futbollit? Shtetësia shqiptare bëhet pengesë për kuqezinjtë

15:28 - 09/08/26
Balliu: Shqipëria fjeti dhe u zgjua me lajme krimi, Edi Rama ka dështuar

Balliu: Shqipëria fjeti dhe u zgjua me lajme krimi, Edi Rama ka dështuar

15:10 - 09/08/26
Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

14:47 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com