GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banorët e Lushnjës, protestë kundër barrierave. Radhë kilometrike në autostradë

09:50 - 23/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatrave në Lushnjë, mëngjesin e kësaj të shtunë janë ngritur në protestë, çka ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh në autostradë.

Pas fillimit të trafikut, policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.

Banorët e zonës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugën.

Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e djeshme. Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka as një rrugë alternative.

Në këtë mënyrë banorëve të zonës u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i kontaktuar nga Report Tv bëri të ditur se “kryqëzimi është mbyllur me kërkesë të Policisë Rrugore për shkak të aksidenteve të shumta dhe të vazhdueshme, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks”. Sa i përket pretendimit të banorëve për mbikalimin, ARRSH-ja bën të ditur se është pjesë e projektit të ri që po hartohet për autostradën Milot-Fier.

Pak kohë më parë Kryeministri Rama është shprehur se gjatë mandatit të tretë qeverisës do të nisë ndërtimi i kësaj autostrade.
Ndërtimi i autostradës në projekt ka një mbikalim i cili është 200 metra larg kësaj nyje, e cila prej gati 20 vitesh nuk funksionon. Ndërtimi i këtij mbikalim do të ishte alternativë për mbi 100 mijë banorë të zonës që preken nga mbyllja e kryqëzimit të pushimit të shoferit.

Etiketa: Lushnje

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Zjarr plehrave në Laç, qyteti mbytet nga reja e tymit

Zjarr plehrave në Laç, qyteti mbytet nga reja e tymit

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com