GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi pas fitores në derbi: Nuk ka rëndësi loja, më mjaftojnë tre pikët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi pas fitores në derbi: Nuk ka rëndësi loja, më mjaftojnë tre pikët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Orges Shehi ka analizuar suksesin e bardhebluve ndaj Partizanit teksa theksoi se nuk e shqetëson aspak loja e brishtë e lojtarëve të tij por rëndësi në të tilla ndeshje kanë vetëm tre pikët.

“Ndryshuam, pasi pamë Muratajn që i bashkohej treshes në sulm dhe nuk mund të rrezikonim, ndaj kaluam në rreshtimin 4-3-3. Na shkoi mirë dhe jam i kënaqur që ia dolëm të marrim fitoren.

Kemi kërkuar që mesfushorët të ngjiteshin më lart e t’u bashkoheshin sulmuesve, por nga rëndësia që ka derbi, është primare të marrësh masat mirë në fazën mbrojtëse. Kemi bërë disa ndryshime gjatë ndeshjes, duke ndryshuar pozicionet e lojtarëve. Do të mundohemi të rritim kualitetin, pasi në pjesën e dytë u tërhoqëm më shumë se duhet, por këto janë gjëra normale kur ka presion dhe kërkon të mos humbësh ndeshjen.

Në derbi nuk ka shumë spektakël, pasi nervat janë të tendosura dhe emocionet të shumta, ndaj jam i kënaqur me fitoren dhe për të tjerat do shohim në vijim. Duhej të luanim më shpejt topin, më shumë për Seferin, sesa për Ngo’o që ishte më i izoluar. Do ishte mirë ta kishim mbyllur ndeshjen, por nuk ia dolëm.

Unë mendoj se është ende herët të flasim për Partizanin jashtë garës për titullin. Ka 7 skuadra të mëdha dhe është shumë e rëndësishme të fitojmë ndeshjet direkte, por është herët të nxjerrim nga loja Partizanin”, deklaroi trajneri Orges Shehi.

Etiketa: GIJOTINAshehi

Lajme të lidhura

Federata e Futbollit uron shqiptarët për 114-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Duka: Qofshim të bashkuar
Aktualitet

Federata e Futbollit uron shqiptarët për 114-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Duka: Qofshim të bashkuar

11:46 - 28/11/26
Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund
Sport

Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

15:44 - 27/11/26
EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D
Sport

EURO U-21 2027/ Nga Tirana në Shkodër e Elbasan, përcaktohet kalendari i ndeshjeve të grupeve B dhe D

15:13 - 27/11/26
Para
Pano: Tirana e vodhi fitoren, penalltia nuk ishte

Pano: Tirana e vodhi fitoren, penalltia nuk ishte

TË FUNDIT

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë
Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com