GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj: Hakmarrje politike, rast t’u bien banorëve

09:55 - 27/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj: Hakmarrje politike, rast t’u bien banorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka zhvilluar një takim me banorët e shtëpive që po prishen tek lagja “5 Maji”. Janë mbi 1200 banorë të prekur nga prishjet në shkelje të ligjit, duke mos u respektuar as detyrimi minimal ligjor për dëgjesat publike.

Gjatë takimit me qytetarët, Rushaj u shpreh se qeveria po e politizon situatën pasi banorët janë votues të Partisë Demokratike.

 “Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa menduar se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se interesat janë të mëdha”, tha ai.

Banorët i bënë thirrje qytetarëve të tjerë të mos gënjehen apo të shpresojnë tek qeveria Rama. “Erion Veliaj dhe Edi Rama po fshihen. I zoti i shtëpisë që i fshihet familjes, ai është kot. Edi Rama është edhe kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic e dreqi e t’bir dhe sot jemi në rrugë të madhe. Jemi, sepse kemi pritur sa na ka ardhur litari neve në fyt”, thanë kryefamiljaret.

Ndër të tjera, Rushaj garantoi banorët për realizimin e kërkesës së tyre për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin.

“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”, tha Rushaj.

Nisur nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka vendosur që kjo zonë të shndërrohet në një hapësirë eksperimantale dhe inovatore, ku do të strehohen jo vetëm familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Ekspertë të fushës së urbanistikës kanë ngritur shqetësimin se qeveria shqiptare po shfrytëzon aktet normative të miratuara në emergjencë për rindërtimin, për të zbatuar projekte të paracaktuara në planin urbanistik “Tirana 2030”.

Tirana, Kombinati dhe Paskuqani nuk kanë qenë pjesë e rindërtimit, por situata e tërmetit po shfrytëzohet në mënyrë të artë nga Rama e Veliaj. Shpronësimet që do bëheshin pa rënë tërmeti dhe problematika që do ishte në Kombinat, do ishte shumë e vështirë që ta implementonte këtë plan. Por tërmeti u dha të drejtën që edhe pallatet apo objekte të padëmtuara do shemben, për t’i lënë rrugën e lirë krimit të organizuar për pastrimin e parave.

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull
Breaking Views

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

18:46 - 22/04/26
Para
“Rashë në grackë”,Miss Serbia tërhiqet nga gara pasi bëri shqiponjën me duar

"Rashë në grackë",Miss Serbia tërhiqet nga gara pasi bëri shqiponjën me duar

TË FUNDIT

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com