GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vota pro e opozitë për Eurobondin është gabim i rëndë politik. Justifikimi se nuk mund të votohet kundër marrëveshjeve ndërkombëtare është i rremë. Eurobondi është një operacion i pastër tregtar dhe nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Justifikimi tjetër se edhe në 2015-ën opozita nuk ka votuar kundër serish nuk qëndron. Në 2015-ën opozita nuk mori pjesë fare në votimin për Eurobondin. Bojkoti është një veprim shumë më i fortë se votimi pro, e madje edhe sesa abstenimi. Sepse në bojkot ti nuk merr pjesë në vendimmarrje, nuk e njeh fare atë, ndërsa me votim pro je plotësisht dakord me qeverinë.

Tani pse është gabim i rëndë politik? Nëse ka një ligj, ku opozita është e detyruar të votojë gjithmonë kundër qeverisë, ai është buxheti dhe paketa e drafteve të lidhura me të. Eurobondi është pjesë e buxhetit, sepse praktikisht është operacion i financimit të deficitit.

Nëse një opozitë nuk voton kundër paketës së ligjeve të buxhetit atëherë ajo bëhet automatikisht pjesë e qeverisë, ose shtojcë e saj. Në praktikën e demokracive të konsoliduara, opozita jep votë për buxhetin vetëm kundrejt marrëveshjeve, ku ajo përfiton diçka tjetër në këmbim.

Për shembull republikanet në SHBA bien dakord të rrisin kufirin e borxhit, vetëm nëse demokratët pranojnë në këmbim uljen e taksave. Apo anasjelltas. Pra është trade-off i pastër politik. Ti çedon tek një parim i yti, por avancon një çështje tjetër. Por të mos i biesh buxhetit kokës, kur nuk ke marrë asnjë përfitim, është autogol politik.

Unë nuk mendoj se Basha ka bërë marrëveshje me Ramën dhe se votimi pro i opozitës për Eurobondin është pjesë e një platforme të fshehtë bashkëqeverisje. Më shumë më duket si veprim kaotik. Opozita ka humbur identitetin politik dhe nuk di të bëjë me rolin e saj. Tani nuk di të them, cila nga këto të dyja është më e rëndë, por një opozitë që bën autogole të këtij lloji, nuk i ka punët hiç mirë. / Nga Klodian Tomorri

Etiketa: klodian tomorriOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
Zgjatja e organeve të Vettingut, Xhafaj del kundër propozimit të PS

Zgjatja e organeve të Vettingut, Xhafaj del kundër propozimit të PS

TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

22:13 - 03/09/26

Protestuesit vijojnë marshimin në ditën e 96-të të protestës antiqeveritare, duke u zhvendosur drejt Komisariatit nr. 3. Gjatë marshimit, qytetarët...

Lexo më shumë
“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

22:09 - 03/09/26
Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

21:52 - 03/09/26
Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

21:38 - 03/09/26
Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

21:29 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com