GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Pse Hollivudi po i largohet seksit?

15:28 - 05/11/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse Hollivudi po i largohet seksit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fred MacMurray është i fiksuar pas mënyrës se si byzylyku gjen strofkë nën kyçin e këmbës së Barbara Stanwyck në “Double Indemnity”. Viggo Mortensen dhe Maria Bello shkrihen nga një grindje martesore, në një seks epshor dhe agresiv teksa ndodhen nëpër shkallë, në filmin ” A History of Violence”. Kim Basinger dhe Mickey Rourke përkëdhelen në dyshemenë e kuzhinës në filmin “9 ½ Weeks”.

Këto janë vetëm tre shembuj nga skenat më “hot” në ekran, nga më të shumtat gjatë gjithë historisë së kinemasë. Qoftë shkëmbimi i vështrimeve seksi, përkëdheljet në çarçafë apo edhe lakuriqësia totale, seksualiteti është një pjesë e qenësishme e përvojës kinematografike – sepse seksi është një pjesë e qenësishme e jetës sonë. Të mohosh seksin dhe seksualitetin në kinema do të thotë të mohosh natyrën tonë njerëzore. Por a po i shmangen gjithnjë e më shumë kinematografët erotikes?

Këtë verë, përpara premierës së filmit të tij “Benedetta” në Festivalin e Filmit në Kanë, regjisori veteran Paul Verhoeven bëri një intervistë me “Variety”. I pyetur se pse filma si thrilleri i tij erotik i vitit 1992, “Basic Instinct” nuk po bëheshin më në Hollivud, ai tha: “Ka pasur një ndryshim të përgjithshëm drejt puritanizmit. Mendoj se ka një keqkuptim rreth seksualitetit në Shtetet e Bashkuara. Seksualiteti është elementi më thelbësor i natyrës. Unë jam gjithmonë i mahnitur që njerëzit janë të shokuar nga seksi në filma.”

Çfarë tregojnë statistikat?

Sipas hulumtimit të bërë në vitin 2019 nga shkrimtarja Kate Hagen, nëse Hollivudi po largohet nga skenat e seksit ose jo, përgjigja sipas saj është: Po! Duke përdorur të dhënat nga IMDB, ajo zbuloi se statistikisht, ka më pak skena seksi në filmat e zakonshëm aktualisht sesa ka pasur në çdo moment në 50 vitet e fundit. Siç shkruan Hagen: “Vetëm 1.21% e 148,012 filmave me metrazh të gjatë të publikuar që nga viti 2010 (sipas bazës së të dhënave të IMDB) përmbajnë përshkrime të seksit. Kjo përqindje është më e ulëta (e çdo dekade) që nga vitet 1960.” Seksi në kinema arriti kulmin në vitet 1990, ku thrilleri erotik dominonte me 1.79% në të gjithë filmat me skena seksi.

Por, çfarë ndodhi me seksin e lehtë nëpër filma ose me thrillerët erotikë?

Ka disa tendenca, sociale dhe kinematografike, që mund të konsiderohen përgjegjëse për këtë largim nga seksi në ekranet tona të mëdha. Arsyeja më e cituar është se që nga kulmi i thrillerit erotik në vitet 1990, pornografia në internet u bë aq e disponueshme saqë audienca po e merrte ndijimin diku tjetër.

Megjithatë, nga ana tjetër, Paul Verhoeven nuk pajtohet me këtë arsyetim, duke thënë për “Variety”: “Kur isha i ri ka pasur pornografi kudo. Nëse ka një ndryshim në mënyrën se si ne e shohim seksualitetin në filma, nuk mendoj se ka të bëjë me pornografinë në internet.”

Në një artikull të vitit 2019, kritikja e filmit në “Washington Post”, Ann Hornaday tha se ka nevojë për një ekuilibër kur bëhet fjalë për qasjen e industrisë së filmit ndaj seksit në ekran.

Po e humb filmi ndjesinë e sensualitetit?

Historia na ka treguar se nuk kemi nevojë për skena të qarta seksi për të patur një thrill seksual. Siç tha dikur regjisori mjeshtër i filmave hollivudian, Ernst Lubitsch (drejtor i Design for Living): “Trajtojeni audiencën tuaj me respekt…lëreni t’i bëjnë vetë lidhjet… ata do ju duan përgjithmonë.”

Megjithatë, shqetësimi është se, përveç se ka përshkrime më pak të qarta të seksit në filma tani, ka pasur gjithashtu një humbje më të përgjithshme të sensualitetit – e cila mund të shihet se ka një bazë ekonomike. Siç ka thënë Stephen Galloway, një shkrimtar për “The Hollywood Reporter”: “Hollivudi nuk ka po të njëjtin buxhet për krijimin e personazheve që mund të përfshihen ose jo në lidhje fizike.”

Shumë shpesh, me rënien e dramave dhe komedive romantike si zhanre filmash, tregon se seksi, e ka humbur kiminë me mediumin.

Kinemaja e Hollivudit është në një udhëkryq. Të armatosur me njohuri për gabimet e së kaluarës, për seksizmin dhe homofobinë, shpresa më e mirë është që artistët t’i përgjigjen përshkrimit të seksit dhe seksualitetit me më shumë vetëdije dhe ndjeshmëri se më parë.

E ndërsa disa mund të pyesin nëse skena e seksit është e panevojshme, disa gjithashtu mund të përgjigjen: a nuk janë gjërat më të mira të panevojshme? / Gijotina.com /

Përkthyer nga O.B

Burimi: BBC

Etiketa: Hollivud

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
Gjirokastra i shtohet listës së qyteteve me infektiv masiv në shkolla

Gjirokastra i shtohet listës së qyteteve me infektiv masiv në shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com