Sulmuesi i skuadrës së Laçit, Guindo ka analizuar paraqitjet e kurbinasve në ndeshjet e fundit ku kanë kolsekionuar fitore të njëpasnjëshme. Ai ka theksuar se është lënë pas kriza ndërsa foli edhe për objektivat personale.
“Jam shumë i lumtur, e dashuroj lojën e futbollit dhe kam punuar shumë që të jem në nivele të larta. Kam shënuar tre gola, jam i lumtur, ndoshta pritshmëritë kanë qenë për më shumë. Gjithsesi, kam besim se do të ruaj këtë formë dhe do të bëj më të mirën në çdo ndeshje për të ndihmuar skuadrën.
Tashmë fati është në anën tonë dhe duhet që të ruajmë këtë ritëm, Laçi i ka objektivat të qartë, kështu që me organikën që ne kemi duhet që t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të rikuperojmë pikët e lëna rrugës në javët e para. Nuk është e rëndësishme të bëj liderin, dua që unë të shënoj sa më shumë gola që janë meritë edhe e shokëve të mi, por edhe të ndihmoj skuadrën në realizimin e synimeve që ne kemi këtë sezon.
Më e vështira ka kaluar, por besoj se unë do të bëj të pamundurën që edhe me ndihmën e shokëve të jem shënuesi më i mirë te Laçi, por edhe në Superiore. Nuk ka lumturi më të madhe për mua se kur jap më të mirën në fushë dhe shpërblehemi unë me gola dhe ekipi me rezultate. Dua që të jem sa më shumë i dobishëm për skuadrën”, tha sulmuesi i Laçit, Guindo.
Discussion about this post