GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

A mund të shkaktojë luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut sulmi që vrau 12 fëmijë?

22:48 - 28/07/24
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Izraeli nuk ndal sulmet, Hezbollah premton hakmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lindja e Mesme u përgatit të dielën për mundësinë e rritjes së dhunës pasi autoritetet izraelite njoftuan se një raketë nga Libani goditi një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit, që janë nën kontrollin e Izraelit. 12 fëmijë dhe adoleshentë u vranë nga sulmi që ushtria izraelite e cilësoi sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga 7 tetori. U krijua gjithashtu frika për një luftë më të gjerë rajonale mes Izraelit dhe grupit Hezbollah, i cili bëri një deklaratë të rrallë për të mohuar përgjegjësinë.

Gjatë orëve të mbrëmjes, ushtria izraelite tha se goditi një seri objektivash në Liban, megjithëse intensiteti i sulmeve ishte i ngjashëm me luftimet ndërkufitare që kanë vazhduar prej muajsh ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, që mbështetet nga Irani. Edhe Hezbollahu njoftoi se bëri sulme të tjera. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

Sulmi i së shtunës ndodhi në një moment delikat. Izraeli dhe Hamasi po negociojnë rreth një propozimi armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 10-mujore në Gazë.

Le t’i hedhim një vështrim pasojave më të gjera:

Çfarë ndodhi?

Të shtunën, një raketë goditi një fushë futbolli ku dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë po luanin, në qytetin Majdal Shams, me popullsi druze, rreth 12 kilometra pranë jugut të Libanit dhe pranë kufirit me Sirinë. 12 prej tyre u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën, sipas ushtrisë izraelite. Një 11-vjeçar nuk është gjetur ende, i thanë banorët mediave izraelite.

“Ndjej një errësirë përbrenda dhe përreth. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë këtu”, tha banori Anan Abu Saleh. “Nuk ka mënyrë për ta shpjeguar. Pashë fëmijë; nuk dua të tregoj çfarë pashë, por është e tmerrshme, vërtet e tmerrshme. Na nevojitet më shumë siguri”. Të dielën, arkivolët u kaluan përmes një turme prej mijëra personash.

Druzët i përkasin një sekti fetar që doli nga islami shiit. Ka komunitete druze në Izrael, Siri dhe Liban. Ka rreth 140 mijë druzë në Izrael dhe 25 mijë në Lartësitë e Golanit, që janë nën kontrollin e Izraelit, thotë Yusri Hazran nga Universiteti Hebre.

Druzët konsiderohen ndër shtetasit më besnikë të Izraelit, megjithëse ata që gjenden në Lartësitë e Golanit kanë një raport më të tensionuar me autoritetet. Izraeli i mori Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967 dhe i aneksoi ato në vitin 1981. Një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar e konsideron këtë zonë një territor të pushtuar. Megjithëse udhëheqësit druzë në Golan shprehin besnikërinë e tyre ndaj Sirisë, marrëdhëniet me Izraelin janë kryesisht të mira.

“Zemëratë e madhe, shumë e madhe. Nuk mundem t’i shpjegoj ndjenjat e mia”, tha Hassan Shakir, banor në Majdal Shams.

Çfarë mund të nënkuptojë kjo për një luftë më të gjerë?

Që kur filloi konflikti në Gazë, sulmet përgjatë kufirit Izrael-Liban kanë paraqitur pasigurinë për një prag lufte të plotë, por numri i viktimave ndër të rinjtë nga sulmi i së shtunës, mund ta detyrojë Izraelin të kundërpërgjigjet më ashpër.

Pas sulmit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kthye me urgjencë nga vizita në Shtetet e Bashkuara dhe e paralajmëroi Hezbollahun se “do të paguajë një çmim të rëndë për këtë sulm, një çmim që nuk e ka paguar deri më tani”. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Gjeneral Lietnant Herzi Halevi tha se sulmi u bë me një raketë Falaq, me një mbushje shpërthyese prej 53 kilogramësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të dielën se “të gjithë treguesit” dëshmojnë se raketa u nis nga Hezbollahu. Ai tha se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet, por se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë një përshkallëzim të konfliktit.

Hezbollahu filloi të lëshojë raketa drejt Izraelit ditën pas sulmit të Hamasit në 7 tetor. Izraeli është përgjigjur duke goditur me sulme ajrore dhe dronë, duke thënë se ka patur si objektiva infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut. Pjesa më e madhe e sulmeve janë përqëndruar në zonat pranë kufirit, megjithëse Izraeli ka vrarë gjithashtu udhëheqës të Hezbollahut dhe të Hamasit më në brendësi të Libanit. Dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar nga zonat kufitare.

Që nga tetori, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë mbi 500 persona, shumica anëtarë të Hezbollahut, por edhe gati 90 civilë. Nga pala izraelite janë vrarë 22 ushtarë dhe 24 civilë.

Hezbollahu ka fuqi shumë më superiore zjarri se Hamasi. Fillimi i një lufte në veri të Izraelit, ndërsa vazhdon të jetë i angazhuar në Gazë, do ta shtonte shumë peshën mbi ushtrinë, u tha gazetarëve Barak Ben-Zur, studiues në Institutin Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit. “Nuk kemi kapacitetet për të bërë luftë në të dyja vendet njëkohësisht”, shtoi ai.

Në Liban, disa po përgatiteshin për sulme të tjera nga Izraeli. Kompania kombëtare e fluturimeve ajrore të Libanit njoftoi se ka shtyrë mbërritjen në Bejrut të tetë fluturimeve deri të hënën në mëngjes, pa dhënë një shpjegim për arsyen. Kryeministri në detyrë Najib Mikati bëri disa telefonata urgjente me diplomatë dhe zyrtarë, njoftoi zyra e tij.

“Nuk mendoj se do të ketë sulme, por asgjë nuk duhet përjashtuar kur bëhet fjalë për armikun”, tha Abdallah Dalal, banor në fshatin kufitar libanez Chebaa. Zyrtarët izraelitë thanë se raketa që goditi në Majdal Shams është nisur nga një zonë e afërt.

Nga sulmi izraelit në zonën kufitare Chihine, Liban (28 korrik 2024)
Nga sulmi izraelit në zonën kufitare Chihine, Liban (28 korrik 2024)

Një konflikt i mundshëm ndoshta do të përfshinte edhe Iranin, i cili e paralajmëroi Izraelin se një reagim i fortë ndaj sulmit në Lartësitë e Golanit, do të sjellë “pasoja të pashembullta”. Lufta në hije mes Izraelit dhe Iranit u shfaq haptazi në muajin prill, kur Irani nisi 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit; shumica e tyre u interceptuan. Sulmi ishte në kundërpërgjigje të vrasjes së një gjenerali iranian.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për vetëpërmbajtje maksimale nga të gjitha palët.

Si do të ndikonte kjo tek lufta në Gazë?

Një zyrtar egjiptian tha se sulmi në Lartësitë e Golanit mund ta shtonte urgjencën për negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

“Dy frontet janë të lidhura”, tha ai. “Një armëpushim në Gazë do të sjellë një armëpushim me Hezbollahun”. Zyrtari egjiptian foli me kusht ruajtjen e anonimitetit.

Nëpërmjet një deklarate, ministria e Jashtme egjiptiane u bëri thirrje të gjithë faktorëve ndërkombëtarë me ndikim që “të ndërhyjnë menjëherë për t’ua kursyer popujve të rajonit pasojat e mëtejshme shkatërrimtare nga zgjerimi i konfliktit”.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u takuan të dielën me zyrtarët izraelitë në Romë, në përpjekjen më të fundit për arritjen e një marrëveshjeje. Drejtuesi i shërbimit izraelit të zbulimit Mossad, David Barnea u kthye më pas në atdhe. Zyra e kryeministrit Netanyahu njoftoi se negociatat do të vazhdojnë.

/VOA/

Etiketa: hezbollahuIzrael

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
U kap i dehur në timon, pezullohet nga detyra polici në Kavajë

Elbasan, 53-vjeçari plagos me thikë ish-bashkëshorten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com