GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Aeroporti i Rinasit mbushet me kioska pa leje, koncesionari zapton me qira çdo hapësirë

19:05 - 15/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Rinasit mbushet me kioska pa leje, koncesionari zapton me qira çdo hapësirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kastrati Group pasi ka blerë nga kompania kineze kontratën e koncesionit po e përdor Aeroportin e Rinasit si të ishte Sheshi “Skënderbej” i Erion Veliajt.

Që pas marrjes të të vetmit aeroport ndërkombëtar të vendit, Kastrati menjëherë i është futur punës për të shfrytëzuar çdo centimetër të tij, për t’i përkthyer në të ardhura hapësirat e tij. Kjo vihet re në kioskat e shumta që janë hapur kohët e fundit, ku shumë biznese kanë marrë “licensën” e aktivitetit brenda ambienteve të aeroportit “Nënë Tereza”.  Siç shihet dhe nga fotot, biznese si fast food apo bar kafe, kanë mbirë si “kërpurdhat pas shiut” dhe kur hynë në të, duket sikur ke hyrë në një qendër tregtare dhe argëtuese. Ndërkohë burime të sigurta, bëjnë me dije se kioskat jashtë janë pa leje.

Kastrati po i jep me qira çdo hapësirë të mundshme, kur në fakt nuk ka të drejtë ta tjetërsojë këtë ambient.

Aeroporti “Nënë Tereza”, që nga viti 2020 ka kaluar 100% në duart e një prej biznesmenëve më të mëdhenj të vendit, i cili nga Partia Demokratike është cilësuar si një nga oligarkët e vendit, Shefqet Kastratit.

Kompania e tij, “Kastrati Group” i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 pasi kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Në ambientet e aeroportit sipas kontratës mund të qëndrojnë vetëm lokalet e tipit “Duty free shop” që duhet të marrin licencë nga Drejtopria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Financave, pasi të bëhen tenderi i dhnëies së këtyre të drejtave. Pra, Kastrati ka marrë një të drejtë që e ka ekskluzivisht qeveria shqiptare dhe nuk mund të ushtrohet nga një subjekt privat (koncesionari i aeroportit në këtë rast).   

Kujtojmë se Shefqet Kastrati është pronari i koncensionit të mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”, ku më shumë është kujdesur për traun e vënë në atë rrugë, sesa mirëmbajtjes së saj. Po ashtu, ai ka përfituar koncesione në portin e karburanteve në Porto Romano dhe në një numër sektorësh strategjikë të vendit, si nafta dhe transportet.

Gijotina.com

Etiketa: aeroportihapesirakioskakoncensionarikryesore2qiraRinas

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Vizita e Erdogan në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që do të firmosen

Vizita e Erdogan në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që do të firmosen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com