NGA: AGRON GJEKMARKAJ
Kronikë e një ëndrre mashtruese.
Pas një darke të rënde të Krishtlindjeve gjumi pësoi trauma dhe ëndrrat gëluan si korbullat pas shiut. Një sosh, mashtruese tek nuk ve, në kurth më futi. Kuvendi më shfaqej si një mejhane diku në Paskuqan ku shtrohej “Banketi” i Platonit. Unë punoja aty si kamerier lepe peqe më shumë i dehur ndonjëherë herë, esëll. Deputetet hynin dilnin rrëfenin subjekte aq të çuditshme e pyetje shtronin sa të linin pa gojë.
Të gjithë kishin humbur kujtesën. Amnezia na bënte të delire e të barabartë. I pari u shfaq Babo. Ai nuk njihte të vetët. Pyeste: kush janë këta? Lista kesodore kush ka mbushur ?! I bëhet Shqipërisë kjo? A sikur ta kem unë në dorë ju dokëndisja të gjithëve more derdimenë. Një kongres të shpejtë në këmbë të Xibraku e hajt. S’keni parë gjë akoma.
Me thirri ti bëja një kafe pa sheqer e me kërshëri me pyeste mua kush është ky Blendi Klosi që me çdo kusht kërkon të më mbushë mendjen që është personalitet, më thotë jam ky jam ai ? Unë heshtja nga injoranca. Po një Majko Majko që pretendon se bën zap Kukësin, Dibren e krejt Maqedoninë kush, madje flet edhe si lumjan ?Mos është roja i thashë.?! Një tip që shet rroba të përdorura thotë se quhet Niko Prejleshi e insiston se ka luftuar në Austerlic me Napoleonin! Lere i thashë dikur ka qenë kuzhinieri ynë, i pëlqejnë shakatë. Tani ka gjetur punë të re.
Çudirat nuk kishin të sosur. U shfaq Tezja , 40 vjet më e re gjithë nur e hijeshi, jepem një arançatë të ftohtë klithi, pështyva u tha se solle të piu e zeza, lepur të nisesh, erë të kthehesh. Mua djerset si litar shiu. Bardhyl Kollçaku me një rrip ku ishin varur thellenxa deklaronte se është gjahtar. Çiften e kishte dy grykeshe turke. Here pas here dilte në dritare bum bum shtinte.
Margerti trokiti në derë hareshëm dhe me gëzim pyeti : kush është Ali Hussein Al Haëashela Al Dossari,Fabrizio Buçi, Karel Urban? Ngritëm supet, iku e zhgënjyer duke turfulluar “poshtë provinca”. Xhelal Mziu që u ndodh aty lëshoi një hakërrime , e kam bërë Paskuqanin xhenet e kësaj ju dukëka provincë, he i plaçin sytë!! Mos i brita ! Mos e nam, do binte nata mbi ne.
Bora shihte në televizor punimet e Parlamentit tek një salep gjerb dhe interesohej kush është ai burri i gjatë me mjekër që si pula i rrinë të vetët. Babo ,Babo i thame ne. Ajo beri grimasë habie: Kush qenka ky çapajev me emrin Babo? Mbetem pa fjalë. Nuk njoh të tillë tha me krenari.
Xhafa buzë akshami mërmëriste : çfarë është një gjepur, një biçim, një dëngel, që thirret reformë në drejtësi që paskam bërë unë? Një spric briti të freskoj xhanë. Sa hap e mbyll sytë ndihmësi im Arber Agallia ja vu mbi tavolinë dhe i beri një temena. Kosta fliste me mundim , si njeriu i parë në lashtesi, Lindita kush është, Gramozi kush?
Unë jam maratonomak brohoriste dhe në kilota e kanotiere me nr 10 mbi shpine vraponte tek Bulevardi i ri. Genc Gjonçaj i bindur se ishte shkrimtar, në krye kishte vënë një kurore dafinash si Petrarka teksa një gomar me dy kosha libra tërhiqte nga pas. I kam shkruar vete mburrej e një per çdo tavoline linte një. Dritë e diturisë përpara do ju shpjerë.
Mimi di Puccini nuk njihte më njokit. Qemanen e muzgjeve me lageshtirë jo e jo. Ajo i dukej si lahutë. Damiani çdo kujt që takonte i thoshte reforma fituese nuk ribëhet. Unë kush jam Damiani apo ish Damiani? Jam gjallë?Etilda trajtonte si të panjohur, Tonin, Taon, Çuçin, Xhafen dhe Braçen. Eri ishte maskuar si pinok. Ata i përsërisnin jemi shokët e bankës. Ajo : jo jo ka vite që e kam mbaruar shkollën. Jam farmaciste.
Bujari i Lushnjes me një kaskete mbi sy i hakerrehej një kalimtari : çfarë është birra , qoftet, pilafi ç’janë? ?! Jeta vetë çfarë është? Ismet Beqiri ishte bërë memec , nuk dinte të këndonte, t’ja merrte vënçe . Nisej të mbante ison e zëri i dilte si e një gome të shpuar që leshon shshshshhshshs.
Tao se gjente kush është ministër i Brendshëm dhe vete ndihej si kryepolic i Librazhdit. Ulsiu nuk njihte më Belen. Kjo e fundit e dinte Anila Denajn parrukiere. Ogerta erdhi si kroçerosina. Baftua u ndal me autokombajne, lypi një broke me ujë kroi dhe fshiu djerset me mëngë. Na la ca grurë për dimër. Bozdo me shtiza thurte një triko. Një kokë vogël si fik i tharë, me flokë lisho qëndiste mbathjet rozë nën dritën e hënës.
Eni Zake me grep bënte çentra. Teuta Ramaj besonte se është vetë Edi Rama. Lal Eri tundte një pankartë , më ktheni Maznikun tim, nuk bën për qeveri është për Bashki. Elisa si komandante e çetës së pionierëve ashtu e hajthme por shpuze , duke ëndërruar të ardhmen e ndritur thërriste ” pionierë për çështjen e Partisë e të Babos , gjithmonë gati?
Çyrbja Zake dhe Mara përgjigjeshin gjithmonë gati. Nasipi i kishte lyer flokët, ndare me kuadrate si xhakete e Ermos. Teksa ajo vete na bindi së është brigadiere e dalluar.
Arben Pëllumbi me një laps kuq e blu pas veshit, me një metër shirit, me përparëse marangozi erdhi na mori masat për mobilje. Dy karrige tha i keni badihava.
Toni mori fjalën për procedurë teksa të gjithëve na pihej një gotë. Ai tha ç’janë këto herezi, jo Zoti jo Krishti, Jo Perëndia jo Hyu, ne kemi Babon qe duhet ta therrasim Babazot. A biem dakot të gjithë që Zoti një është?! Etjen Xhafaj dëgjohej nga larg “akullore hajde akullore të lira e të mira” me një termus dhe here pas here lëpinte një.
Olta Xhaçka shihte foton e Gaz Bardhi e nga Toni lutej “largoje djallin o Zot”! Xhemal Qefalia mburrej se kishte filluar pune si orman pyjesh në parkun kombëtar të Dajtit. Dilua e dinte veten Kryetar koperative, shtypte ullinj e na solli të gjithëve vaj këmbe. Ky është ilaç për 37 sëmundje. Ulsiu kishte hapur një dyqan dhe shiste jufka e japrak. Myshterinjve u thoshte, haram e paça ne kam futur hile, i keni safi. Dy njolla vaji i shkëlqenin si dekorata dhe e afronin me njerëzit e thjeshtë. Askush nuk besonte që zogjtë flisnin. Një kanarinë bënte ciu ciu dhe përbetohej së është kryenegociatore e pyllit. Dash Shehi bënte shamatë me një punonjës të Kuvendit, kërkonte që të ndërroheshin pasqyrat , e nxirrnin me mjekër mer jahu.
Shpëtim Idrizi vikaste me të madhe ” jam grek jam grek kalimera ” ndërsa Vangjo Dulja ” jam çam , jam çam hamdyrilah” !! Petrua ishte rehatuar si berber i lagjes. Vullnet Sina kishte ardhur si bojaxhi per te lyer kuvendin e dëmtuar nga trazirat. Laerti më në fund gjet vetveten. Në korijet e Tepelenes po merrej me bletari. Çuçi me një tufë dhen i binte një fyelli aty kodrave perreth. Klevis Xhoxhi besonte se punonte kasap në Kala. Antoneta Dhima me ngritje ishte promovuar drejtoreshe e burgut të Peqinit.
Kryezevendes Lideri thërriste kush është Doktori ka një bosh qe nuk mbushet ? Jam unë thoshte Tritani. Jo jo nuk me dukesh ai që kërkoj. Jorushi i Tabakeve shikonte Albanen dhe me thoshte, ku e kam pare këtë, diku e kam takuar mbase në aeroplan? Pastaj mu drejtua mua po ti kush je qe qesh ? Jam kamerieri ….ndonjëherë bej dhe si kronikar …aaa me sill një ujë e një paracetamol se mu ça koka. Shigjete unë. E piu dhe më pas me një shikim dashamires na qerasi. Salianji u hoq si deputet. Do ti mundim të gjithë, do fitojmë, çështje kohe është. Me një papaq erdhi Luli i cili mblidhte qumështin e fshatrave për në baxho.
Discussion about this post