GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë shtetas shqiptarë përballen me një kërkesë të rëndë dënimi në Spanjë, pasi akuzohen për një seri grabitjesh të bankomatëve me metodë të sofistikuar duke përdorur kamionë me vinç.

Prokuroria spanjolle ka kërkuar në total 55 vite burg për të pandehurit, të cilët dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një organizate kriminale të strukturuar dhe të specializuar në vjedhjen e bankomatëve.

Sipas hetimeve të autoriteteve spanjolle, grupi ka realizuar të paktën nëntë grabitje, dy prej të cilave kanë dështuar, duke përfituar rreth 341 mijë euro, ndërsa dëmet e shkaktuara në infrastrukturë vlerësohen mbi 334 mijë euro.

Operacionet kriminale janë kryer në disa provinca të vendit, përfshirë Mursia, Almeria, Valencia, Tarragona dhe Barcelona. Objektivat zgjidheshin kryesisht në zona rurale ose periferike me nivel të ulët sigurie.

Metoda e përdorur konsistonte në vjedhjen e kamionëve me vinç, të cilët më pas përdoreshin për të shkulur bankomatët nga vendndodhja e tyre. Më pas, pajisjet transportoheshin në zona të izoluara ku hapeshin dhe boshatiseshin.

Sipas dosjes hetimore, anëtarët e grupit vepronin në mënyrë të organizuar, duke ndarë role mes drejtuesve dhe ekzekutorëve, si dhe duke u zhvendosur periodikisht në vende të ndryshme të Evropës për t’i shpëtuar ndjekjes policore.

Autoritetet spanjolle i konsiderojnë të akuzuarit pjesë të një strukture kriminale me aktivitet të qëndrueshëm, ndërsa dënimet variojnë nga 6 deri në 11 vite burg për secilin, në varësi të rolit në organizatë.

Procesi gjyqësor pritet të zhvillohet në vitet në vijim, ndërsa çështja konsiderohet ndër rastet më të mëdha të këtij lloji në Spanja.

gijotina.com/

Etiketa: banda e bankomateveKryesore1

Lajme të lidhura

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:15 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Para
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe nisi, tek...

Lexo më shumë
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:15 - 23/09/26
Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

22:06 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com