GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Akuzat shterpë nuk janë fakte”, debate të ashpra mes Bashës dhe Manastirliut

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Akuzat shterpë nuk janë fakte”, debate të ashpra mes Bashës dhe Manastirliut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë munguar në Kuvend debatet mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryedemokratit Lulzim Basha për çështjen e shifrave të fataliteteve gjatë pandemisë.

Gjatë fjalës së tij më herët, Basha u shpreh se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pandemisë, ndërsa shtoi se janë dhënë shifra të rreme lidhur me vdekjet dhe vaksinimet.

“Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie; ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe as hera e parë që gënjejnë me pandeminë. Ju e dini se ata kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbusimin e të prekurve nga COVID-19, për tenderat me sekretin e dosjes që këndellet në gjumë SPAK dhe prokuroria, por mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura. Për jetët e humbura të cilat para 6 muajsh ishin 16 mijë prindër, nëna, baballarë që dergjen në vendprehjet dhe s’ndodhen më në shtëpitë e familjeve të tyre. 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara dhe jo shifra rrenacake të raportuara nga qeveria e rrenave. Këtë se themi ne paçka e lajmëruam, por këtë e njofton Komisioni Europian, që thuhet se Shqipëria ka shtesën e vdekjeve më të madhe”, tha Basha.

Deklarata e Bashës nxiti reagimin e Manastirliut e cila mori sërish fjalën duke reaguar e revoltuar se akuzat “shterpë nuk janë fakte”.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, tha Manastirliu.

Pas fjalës së saj, Basha është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat dhe më pas i është afruar foltores duke i kërkuar kryetares së parlamentit të zbatojë procedurën.

“Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje oligarkësh që të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me fletën e parapërgatitur që e kishte bërë regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz. Se gjysma prej jush nuk do të ishte këtu. Se ku do isha unë e di unë mirë, se ta tregoj dhe unë ty. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos”, tha Basha.

Ai vazhdoi më tej, duke thënë se procedura s’të jep të drejtë që ta kthesh kuvendin në kotec.

Etiketa: BASHAManastirliu

Lajme të lidhura

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Aktualitet

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Para
Sanchez kritikohet nga politikanë spanjollë

Sanchez kritikohet nga politikanë spanjollë

TË FUNDIT

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Aktualitet

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit e rinj si të lidhur me ekstremizmin dhe shërbime të huaja, ndërsa premtoi shpërblim...

Lexo më shumë
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com