GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohen se lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 6 zyrtarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohen se lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 6 zyrtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq 3 zyrtarë të IMT-s dhe 3 punonjës të policisë të cilët akuzohen se lejuan ndërtime pa leje.  Konkretisht, në gjyq janë dërguar policët, Ylli Korroveshaj, Irfan Bajrami e  Dashamir Jaupaj dhe zyrtarët Ajet Xeba, Shkelqim Xheladini dhe Kevin Ymeraj.

Sipas Prokurorisë, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër. Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

“Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1665, datë 21.10.2024, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër. Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

Nga hetimi u provua se kryeinspektori dhe dy inspektor pranë IMT-së Bashkia Mallakastër, nuk ushtruan detyrat funksionale në 7 rastet e ndërtimeve pa leje. Megjithse ishin vënë në dijeni për ekzistencën në disa raste të këtyre ndërtimeve, ato nuk ushtronin detyrën funksionale sipas ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, ligjit nr. 107/2024 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre, duke i ngarkuar me përgjegjësi sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu, mos ushtrimi i përgjegjësive sipas ligjit nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, u evidentua dhe për 3 Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, konkretisht shtetasit Y.K, I.B, D.Y. Rezultoi se, këta shtetas nuk kanë ushtruar detyrat e tyre funksionale në kontrollin, evidentimin dhe identifikimin e ndërtimeve pa leje, megjithse kanë qënë në dijeni të tyre. Dijenia e tyre rezultoi nga aktet shkresore të marra gjatë hetimit.

Në përfundim të hetimeve u morën me cilësinë e të pandehurit 7 shtetas dhe përkatësisht:

1- Y. K me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2- I. B me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3- D.J me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4- A. X, me detyrë Kyeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5- Sh. Xh me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

6- K. Y me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

7- L M, për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal.“- njofton prokuroria.

Etiketa: Ndertime pa lejeProkuroria Fier

Lajme të lidhura

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

21:14 - 22/09/26
“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!
Aktualitet

“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!

20:56 - 22/09/26
Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge
Aktualitet

Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

20:42 - 22/09/26
Para
Abissnet Superiore, derbi Partizani-Tirana hap të premten Javën e 6-të

Abissnet Superiore, derbi Partizani-Tirana hap të premten Javën e 6-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lezhë, vdes 50-vjeçari

21:14 - 22/09/26

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë. Një 50-vjeçar, që udhëtonte...

Lexo më shumë
“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!

“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!

20:56 - 22/09/26
Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

20:42 - 22/09/26
Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

20:32 - 22/09/26
“Ju jeni frymëzim për të gjithë”, eurodeputetja në protestë: Po mbroni lirinë dhe vendin tuaj, vazhdoni kështu dhe luftoni

“Ju jeni frymëzim për të gjithë”, eurodeputetja në protestë: Po mbroni lirinë dhe vendin tuaj, vazhdoni kështu dhe luftoni

20:25 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com