GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Akuzohet se e dhunoi për pronën, arrestohet bashkëshorti i këngëtares

09:19 - 14/12/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se e dhunoi për pronën, arrestohet bashkëshorti i këngëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëshorti i këngëtares shqiptare, Edona Llalloshi është arrestuar për dhunë në familje.

Gazmond Haxhifejzullahi ndodhet në paraburgim, i dyshuar për dhunë në familje.

Ai akuzohet se ka dhunuar këngëtaren, e cila kandidon për deputete nën siglën e partisë Lëvizja Vetëvendosje.

Gazmond Haxhifejzullahi, sipas mediave të Kosovës, është denoncuar për dhunë në familje muajin e kaluar.

Konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur për shkak të një prone që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, ka informuar Prokuroria Themelore.

Ndërkohë çifti janë prindër të dy fëmijëve të mitur, të një djali dhe një vajze.

Këngëtarja Edona Llalloshi u fejua me biznesmenin Gazmend Haxhifejzullahi në vitin 2010 teksa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, ndërsa kurorëzuan dashurinë në martesë një vit më vonë.

Artistja nisi romancën me Gazmend Haxhifejzullahin pasi la pas martesën e dështuar me një tjetër biznesmen shqiptar me banim në Zvicër (Shukriun).

Këngëtarja atë kohë kishte pranuar vetë publikisht ndarjen nga burri, duke deklaruar se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen.

Martesa e saj, e cila i përngjante atyre të Hollywwodit, me qindra mysafirë të ftuar dhe e përcjellë nga dhjetëra media të shkruara dhe elektronike, dështoi.

”Me keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj ndarjen nga burri”, deklaroi atë kohë këngëtarja Edona Llalloshi. ”Jam munduar ta mbaj martesën. Nuk na eci mbarë, prandaj kam vendos me u nda, – tha ajo përmes telefonit në një media në Kosovë. – Fati im ka qenë kështu, për momentin nuk mund të flas më shumë”.

Në tetor 2010, u zbulua edhe fejesa e Edonës me Gazmendin, si dhe shtatzaninë e saj.

Etiketa: ArrestimDhunëkengetareKosove

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Nga 4 Janari, aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë

Nga 4 Janari, aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm
Aktualitet

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26

Ndërsa qytetarët në rajon përballen me të njëjtin realitet të shtrenjtimit të karburanteve, mënyra si reagojnë qeveritë nxjerr në pah...

Lexo më shumë
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26
Çmimi i naftës/ Rama vazhdon talljen: Do të ndërhyjmë kur të kalohet tavani 220 lekë për litër

Çmimi i naftës/ Rama vazhdon talljen: Do të ndërhyjmë kur të kalohet tavani 220 lekë për litër

12:57 - 21/03/26
Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme

12:38 - 21/03/26
Mbledhja e Asamblesë/ Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe

Mbledhja e Asamblesë/ Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe

12:27 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com