GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ambasadori britanik: Partitë në Shqipëri të tregohen korrekte, nuk duam t’i shohim në rrugë

22:45 - 10/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori britanik: Partitë në Shqipëri të tregohen korrekte, nuk duam t’i shohim në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka komentuar sot situatën politike në vendin tonë. Përmes një interviste televizive ai tha se është mirë që të gjithë aktorët politikë të përpiqen që të shmangin krizën politike në të ardhmen. Sipas tij politika është shumë më e vështirë në një demokraci parlamentare, por duhet shumë përpjekje që asnjëra të mos përfundojë në rrugë.

“Shpresojmë të mos kemi një krizë serioze politike në të ardhmen, sepse një nga gjërat më të mira që u arrit ka qenë rikthimi i parlamentit me të gjitha partitë brenda parlamentit, që kanë punuar për demokraci efektive parlamentare. S’është e lehtë të kesh demokraci parlamentare. Duhet kohë dhe përpjekje. Duhet kohë që njerëzit të gjejnë kompromiset e nevojshme për të rënë dakord se si të kalojnë ligjet e nevojshme. Kemi çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore. Se si mund të përparohet me të tjera ligje. Duhet ta nxitim demokracinë parlamentare si parimin kryesor të zhvillimit”. U shpreh ai.

Më tutje ai tha se partitë politike në Shqipëri nuk duhet të përdorin taktika jashtë parlamentare për interesat e tyre sepse kështu nxisin krizë politike.  “S’duam t’i shohim partitë sërish në rrugë duke përdorur mënyra jashtëparlamentare për të përparuar me qëllimet politike. Mendojmë se është me rëndësi të përqendrohemi te proceset politike dhe të shmanget dhuna e konflikti, si dhe të gjenden zgjidhjet e mundshme me dialog. Është thelbësore, shumë me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë. Po të përparojë demokracia parlamentare, Shqipëria ka të ardhme të shkëlqyer. Një nga gjërat që do të bëjmë, veç të tjerave që kemi bërë dhe që do të vazhdojmë, është mbështetja e zgjedhjeve dhe aspekteve të demokratizimit, duke mbështetur parlamentin dhe demokracinë parlamentare. Mendojmë se është e rëndësishme, diçka që tani i ka mundësitë për t’u riafirmuar”, tha ai.  Më tutje ai ka përmendur si pika shqetësues në Shqipëri, trafikun njerëzor, pasi shumë emigrantë futen në borxhe për të arritur në Angli dhe më pas duhet t’i shlyejnë ato përmes krimit.

Etiketa: Ambasadori Britanik

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Genoa e Shevchenkos nuk ngre ‘kokë’, këtë herë është Sampdoria që i rrëmben tre pikë në shtëpi

Genoa e Shevchenkos nuk ngre ‘kokë’, këtë herë është Sampdoria që i rrëmben tre pikë në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

11:26 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com