GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arben Shehu e nxjerr Safet Gjicin “të pastër”, ja raporti qesharak i KLSH-së

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Arben Shehu e nxjerr Safet Gjicin “të pastër”, ja raporti qesharak i KLSH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pasi kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici dha dorëheqje për videon erotike në zyrën e tij, KLSH nisi kontrollin në këtë institucion. Raporti i prodhuar është shembulli që ilustron situatën ku organi më i lartë i auditimit është kthyer në mbulesë dhe mburojë për zyrtarët e shtetit.
Urdhri për auditimin mbante firmën e kryetarit të KLSH, Arben Shehu, i cili autorizonte grupin e inspektorëve për këtë shërbim nga data 20 qershor deri në 4 gusht 2023.

Sipas dokumentit të mëposhtëm që citon Gijotina.com presupozohej që do të bëhej skaneri financiar dhe do të nxirreshin përgjegjësitë për abuzimet. Kujtojmë se biseda e ish-kryetarit Safet Gjici me qytetaren A.K. bënte fjalë edhe për një tender që do t’i jepej si dhuratë (trajtimit të kafshëve të rrugës).
Për hir të së vërtetës, inspektorët kanë gjetur gjurmët e korrupsionit të kryetarit të Bashkisë Kukës. Dokumenti i mëposhtëm tregon se si manipulohen kriteret e tenderëve që të fitojnë kompani të e paracaktuara duke eliminuar konkurrencën.

Ndërkohë, Gjicit i janë gjetur punime publike të pakryera nga kompanitë private fituese të tenderave që kanë marrë pagesat
Me firmën e Gjicit. Vetëm në një rast, KLSH konstatohet shumën e paguar 983 milionë lekë për punë të pakryer në terren. Dokumenti i mëposhtëm mund të vendoset nga SPAK në dosjen e Safet Gjicit.

Në një rast tjetër zbulohen 1.3 miliardë lekë punime të pakryera dhe të paguara nga bashkia Kukës. Kjo është një dëm në buxhetin e shtetit, raportojnë kontrollorët e KLSH. Edhe dokumenti i mëposhtëm mund të përdoret në aktakuzën ndaj Safet Gjicit.

Në dhjetëra raste, Safet Gjici ka firmosur vënien në përdorim dhe hipotekimin e objekteve të ndërtuara jashtë projekteve dhe lejeve të ndërtimit. Vini re dokumentin e mëposhtëm, ku ngarkohet me përgjegjësi kryetari bashkisë Kukës!

Ndërkohë në Kukës vazhdojnë ndërtimet pa leje. Edhe ky dokument ka Safet Gjicin në krye të listës së zyrtarëve përgjegjës.

Deri këtu audituesit e kanë kryer me profesionalizëm detyrën e tyre. Por ku vjen puna tek masat, me sa duket vendos Kryetari i KLSH, Arben Shehu. Nga ky raport, për shkeljet financiare dhe dëmet ekonomike janë dhënë vetëm masa disiplinore: Dy “vërejtje me paralajmërim” për një drejtor dhe një specialist; 10 “vërejtje” për drejtorë, inspektorë dhe specialistë.

Ndaj Safet Gjicit nuk është dhënë ndonjë propozim, s’ka kallëzim penal për shpërdorim detyre, asnjë gërvishtje. Dhe i formuluar në këtë mënyrë, raporti ecën kundër fakteve, madje nuk respekton as perceptimin e publikut për Safet Gjicin.

KLSH në këtë rast i shërben përhapjes së idesë se aty kushte vetëm një skandal erotik dhe jo shpërdorim dhe korrupsion me detyrën.

Kjo është një politikë institucionale e instaluar nga kryetari Arben Shehu menjëherë pas marrjes së detyrës. KLSH është kthyer në një organ rekomandues dhe këshillimor, në vend që të ndihmojë SPAK-un duke kallëzuar zyrtarët e korruptuar.

Kujtojmë se gjatë vitit 2022, KLSH ka konstatuar 1 508 739 000 lekë dëm ekonomik, por përgjegjësit vazhduan të qetë “karrierën” në postet e tyre.

Ndërkaq, KLSH ka referuar pranë Prokurorive të rretheve gjyqësore vetëm 4 kallëzime penale, ku implikoheshin16 zyrtarë.

Kujtojmë se Safet Gjici ndodhet i arrestuar me akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, që kufizohet vetëm në marrëdhënien me qytetaren A.K.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arben shehuKLSHSafet Gjici

Lajme të lidhura

Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme
Breaking Views

Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme

19:18 - 24/06/26
“Kafshohen” 11 mijë m2 tek Parku i Liqenit/ Tenderi 9 miliardë lekë për parkimin e autobuzëve tek hyrja veriore dhe denoncimi në KPP për fondin
Breaking Views

“Kafshohen” 11 mijë m2 tek Parku i Liqenit/ Tenderi 9 miliardë lekë për parkimin e autobuzëve tek hyrja veriore dhe denoncimi në KPP për fondin

17:59 - 24/06/26
Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës
Breaking Views

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

22:00 - 23/06/26
Para
Futbolli në zi, humb jetën futbollistja e kombëtares angleze

Futbolli në zi, humb jetën futbollistja e kombëtares angleze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete,...

Lexo më shumë
Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

23:04 - 24/06/26
Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

21:50 - 24/06/26
Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

21:43 - 24/06/26
Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:37 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet