GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“Argatë të Serbisë në Prokurori”, Goxhaj reagon për ekstradimin

13:45 - 20/09/23
në Opinion, Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestimi i Goxhaj, qytetarët në protestë para Presidencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Titujt dhe njëqelizorët e drejtësisë

Nga Dritan Goxhaj

Pjesa më e madhe e popullit mendojnë se titujt, ata akademik por edhe të tjerë, tregojnë dije, intelektualizëm dhe, mbi të gjitha, aftësi profesionale. Dhe kështu duhet të jetë por, fatkeqësisht, në këto hapësirat tona etnike nuk është gjithnjë kështu. Në këto hapësirat tona mbizotëron mendimi se titulli ‘gjyqtar’, ‘prokuror’, ‘ministër’ mbart me vete edhe dijen e drejtësinë, por fatkeqësia është se këta individë që i mbajnë këta tituj nuk mendojnë kështu. Ata mendojnë se dija e tyre vjen nga karrigia ku kanë vendosur fundshpinën. Me arrogancën e pushtetit që u ka dhënë titulli mundohen me çdo kusht të na imponojnë mendimin se gjithçka që vendosin ata për hatër e në shërbim të pushtetit që i ka vënë në atë karrige është e vetmja e drejtë; mundohen me çdo kusht të na imponojnë besimin në fjalën e autoritetit dhe jo në autoritetin e fjalës. Ndaj, të gjithë ne që mendojmë se liria nuk pranon kompromise e kemi detyrim që t’i demaskojmë këta mbrojtës të këtyre titujve e të tregojmë se ata nuk janë të denjë për ata tituj jo vetëm për shkak të mungesës së aftësive profesionale, por edhe intelektuale. Duhet të tregojmë se niveli i tyre nuk është aspak në nivelin njerëzor, por i përket gjallesave njëqelizore.

Të gjithë jemi dëshmitarë të demaskimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës në procesin gjyqësor ndaj katër (4) ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ku publikisht prokurori e pranon se ai proces dhe ato akuza janë ngritur mbi dokumente të përgatitura e të servirura nga Serbia dhe ZPS-ja i ka marrë si të mirëqëna pa kryer asnjë hetim dhe me qëllimin e vetëm që të akuzojë e sulmojë UÇK-në. E njëjta gjë po ndodh edhe me vendimin e Gjykatësit Special të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Nikola Giju.

Ky njëqelizor, në vendimin që ka marrë për arrestimin tim në fletë-arrestin e lëshuar, në pikën B “Domosdoshmëria e arrestimit”, vendos: “U ka bërë thirrje të tjerëve të përdorin mjetet e nevojshme për të mbrojtur UÇK-në”. Kjo tregon se qëllimi i kësaj gjykate nuk është drejtësia por lufta ndaj UÇK-së.

Por ky nuk është njëqelizori i vetëm që është vënë në shërbim të Serbisë në luftë speciale ndaj UÇK-së. Tjetri është Ministri i Drejtësisë i qeverisë kuislinge të Shqipërisë, Ulsi Manja. Ky njëqelizor, më datë 26/06/2023, i drejtohet me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku tregon se ka pranuar kërkesën e Gjykatës Speciale dhe ZPS-së së Kosovës në mbështetje të Marrëveshjes Dypalëshe mbi Ekstradimin që njihet edhe si Ligji nr. 2/2013. Ai shkruan se është mbështetur në këtë ligj, në nenin 6/3 të të cilit shkruhet: “Kërkesat për ekstradim bëhen drejtpërdrejt midis autoriteteve të tyre qendrore”, ndërsa në nenin 13/1 shpjegohet se cilat janë autoritetet qendrore në kësi rastesh. Në të shkruhet: “Palët i paraqesin me shkrim kërkesat për ekstradim në rastin e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë”.

Siç shihet, ligji e ka paraparë që në krye të institucioneve/ autoriteteve qendrore mund të jenë edhe njëqelizorë si Ulsi Manja, ndaj ia ka shkruar e zeza mbi të bardhë se cili është autoriteti qendror. Kjo kërkesë nuk ka ardhur nga autoriteti qendror i Kosovës por direkt nga Gjykata Speciale. Edhe pse ky individ vjen nga institucioni i prokurorisë dhe ka nja 12 vjet që paguhet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, akoma nuk e ka mësuar se gjykatat nuk hyjnë tek institucionet/autoritetet qendrore. Megjithatë, injoranca dhe kuislingizmi, që në rastin e këtij njëqelizori shkojnë paralelisht, janë shpërblyer me titullin ‘ministër’ e ‘deputet’ (Rroftë injoranca!).

Gjithsesi, këta nuk janë njëqelizorët e vetëm të cilëve UÇK-ja ua errëson gjykimin dhe ua shton argatllëkun antishqiptar. Njëqelizorja tjetër është gjykatësja e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, Alma Kolgjoka. Edhe kjo njëqelizore tjetër në sistemin e drejtësisë, në shpjegimin që jep në vendimin e saj për masën e arrestit ndaj meje, miraton paligjshmërinë që Gjykata Speciale e Kosovës urdhëron autoritetet shqiptare (sikur Shqipëria dhe autoritetet e saj dhe institucionet e tjera të drejtësisë në këtë vend janë nën juridiksion të Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës): “As kjo kërkesë, as përgjigjet apo komunikimet në lidhje me të nuk duhet t’i njoftohen asnjë autoriteti të Kosovës”.

Kjo tregon se Serbia është ngulur thellë në institucionet tona qendrore dhe ato të drejtësisë.

Njëqelizorë të tjerë të këtij sistemit tonë të drejtësisë janë edhe një tufë argatësh të Serbisë të instaluar në institucionin e Prokurorisë, duke filluar nga kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela, Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Pranvera Pustina dhe në fund të këtij zinxhiri njëqelizorësh gjakprishur qëndron prokurori i çështjes, një farë Ylli Pjetërnikaj i cili, menjëherë pas ndalimit tim, ka nxituar që t’ia japë sendet e mia personale (telefon dhe kompjuter) Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi këta njëqelizorë mendojnë se aty do të gjejnë dokumente të dëshmitarëve të mbrojtur e të fshehur të tyre, duke i kthyer kështu dy shtetet tona në shtete ku ligji njeh vetëm të privilegjuarit e sistemit politik kuisling të Serbisë – duke e kthyer në veçanti Shqipërinë në një vend ku karriera dhe titulli janë një mundësi për veprimtari anti-shqiptare, në një vend ku pabarazia e inteligjencës dhe mungesa e meritokracisë dhe pabarazia e pasurisë ka sjellë dhe do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pabarazi në ushtrimin e të drejtave dhe ku të gjithë ata që kanë luftuar e do të luftojnë për liri e barazi, ashtu siç bëri UÇK-ja, do të përbëjnë gjithnjë rrezik për sojin e njëqelizorëve të lartpërmendur.

Etiketa: Dritan Goxhajekstradimi

Lajme të lidhura

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Para
Nga Bugatti tek Lamborghini, ja makinat luksoze të Cristiano Ronaldos

Nga Bugatti tek Lamborghini, ja makinat luksoze të Cristiano Ronaldos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com